1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Global Media Forum

Hendrik Heinze / Bahri Cani15 Qershor 2013

Në GMF i cili mbahet nga 17 - 19 qershor do të mblidhen ekspertë dhe njerëz të mediave nga mbarë bota. Në rend dite janë shumë tema të rëndësishme të cilat influencojnë jetën tonë të përditshme.

https://p.dw.com/p/18qPR
Fotografi: DW/K. Danetzki

Si duam të jetojmë? Jo, seriozisht, si do të shkojnë gjërat në të ardhmen? Me një sistem ekonomik ku drejtësisë shumë pak i kushtohet vëmendje, ndërsa e gjithë vëmendja i kushtohet rritjes ekonomike. Në një planet ku vëmendje i kushtohet vetëm zhvilimit ekonomik dhe ku mediat duhet të informojnë Evropën për rendin e tanishëm botëror dhe gjendjen në, le të themi, Bangladesh. Edhe rrobaqepset e Azisë duhet të informohen disi për mendimin e njerëzve të tjerë lidhur me kushtet e tyre të punës. Mediat mund të japin një kontribut edhe më të madh, sepse përveç informimit për gjendjen, ato mund të shkëmbejnë më shumë mes vete dhe si pasojë mund të gjendet ndoshta edhe një zgjidhje për problemet.

Ish- Bundestagu gjerman vendi i takimeve

Kushtet tona të jetes dhe ekonomia do të jenë dy tema në të cilat do të kërkohet përgjigje në fjalimet dhe takimet e shumta që do të mbahen prej 17 deri më 19 qershor në Bon, në kuadër të Global Media Forum (GMF). "GMF është një plaftormë ku takohen njerëzit e profesioneve të ndryshme", thotë intendanti i Deutsche Welle-s dhe organizatori i GMF Erik Bettermann. "Këtu takohen njerëzit të cilët në kushte normale nuk mund të komunikojnë mes vete - njerëzit nga mediat, ekonomia dhe politika."

Programi i Global Media Forum i mundëson këto takime dhe shkëmbimin e informacioneve, thotë Bettermann dhe shton: "Si organizatorë ne kemi bërë përpjekje që të përcaktojmë një strukturë sa më të mirë. Kemi krijuar edhe grupe të shumta pune, ku njerëzit do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë dhe qëndrimet e tyre." Ngjashëm mendon edhe Elke Holst, shkencëtare nga Berlini e cila do të marrë pjesë në GMF. Ajo i gëzohet takimeve me njerëz të kulturave dhe vendeve të ndryshme, sepse në këtë mënyrë mund të mësohet shumë për këto vende.

Në foto, Erik Bettermann
Në foto, Erik BettermannFotografi: DW

Në këtë manifestim në program janë më shumë se 50 pika të ndryshme. Rreth 2000 pjesëmarrës, sa do të marrin pjesë në takimin e gjashtë me radhë të GMF, do të kenë pra shumë çështje për të biseduar. Takimi mbahet në ndërtesën e dikurshme të Bundestagut gjerman në Bon. Ndërsa motoja është: "The future of growth - economic values and the media" (Ardhmëria e rritjes - ekonomia, vlerat dhe mediat).

Rritja pavarësisht çmimit?

Kufiri i rritjes ekonomike është hapur për herë të parë si temë e trajtuar shumë në vitin 1972 në një studim të "Club of Rome". As tani më shumë se 40 vjet kjo çështje nuk ka humbur aktualitetin. "A është e nevojshme për mirëqenjen një rritje e domosdoshme?", pyet intendanti Bettermann në parathënien e programit të GMF.

Apo duhet të jetë kjo një "rritje ekologjike"?, siç shkruan kryetari i bashkisë së Bonit. Dhe cili duhet të jetë çmimi i kësaj rritje ekonomike? Përgjigjet në këto pyetje do të kërkohen në debatin e ditës së mërkurë (19.06.2013), ku do të marrin pjesë drejtori i firmës së tekstilit Puma, dhe përfaqësuesi i themeluesve të çmimit alternativ Nobel për paqe, Jakob von Uexküll.

Të marten do të bisedojnë ekspertët dhe gazetarët amerikanë dhe rusë për prodhimin kombëtar bruto? Elke Holst do të flas për aspektet e influencës së gjinive në rritjen ekonomike. "Në vendet ku merren vendimet kryesore, kështu është tani, në të shumten e rasteve janë meshkuj". Holst është e sigurt se rritja ekonomike do të ishte më e madhe sikur në bordet e sipërmarrjeve të mëdha të ishin më shumë femra dhe përfaqësues të minoriteteve.

Li Chengpeng, fitues i çmimit Bobs-Awards
Li Chengpeng, fitues i çmimit Bobs-AwardsFotografi: Li Ruihe

Ekspertët nga shkretëtira takohen me disidentë kinezë

Folësit e tjerë nuk e vënë rritjen ekonomike fare në pikëpyetje: "Sa më të shëndoshë dhe më të fuqishëm të jenë njerëzit, aq më shumë mund t'i kontribuojnë zhvillimit ekonomik", thuhet në debatin e paralajmëruar për ditën e hënë. Të hënën për furnizimin me energji elektrike dhe rritjen ekonomike do të flasin përfaqësues shpirtërorë nga Nigeria dhe ekspertë nga India. Edhe vet ky panel tregon se në çfarë fryme mbahet forumi GMF, sepse këtu takohen specialistë të medicinës nga Filipinet dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga Çadi, zëdhënsi i dhomës ekonomike dhe drejtorë në ministrinë e kulturës, senatorë të rinjë nga Kenia, ekspertë të shkretëtirës dhe disidentë kinezë.

Drejtori i përgjithshëm Erik Bettermann, megjithatë mendon se dy grupe pune e meritojnë një vëmendje të posaçme. Njëri që ka të bëjë me përfaësuesit e rreth 5000 mediave që transmetojnë DW, "Rebroadcaster". Shkëmbimi i mendimeve me ta është për Deutsche Wellen me rëndësi të veçantë. "GMF është një patformë shumë e rëndësishme sepse na shtyen të rimendojmë për detyrat dhe obligimet tona dhe të mbledhim informacione dhe propozime të reja." Dhe e dyta: fituesit e çmimit Bobs-Awards, një çmim i DW për aktivistët online.

Global Media Forum 2011
Global Media Forum 2011Fotografi: DW

Udhëtimi me anije

Ata të cilët nuk kanë mundur të takohen gjatë debateve, këtë mundësi do ta kenë të hënën, kur organizohet një udhëtim i përbashkët me anije në lumin Rin. "Aty mblidhen të gjithë dhe mund të takosh secilin dhe të bisedosh me të", shpjegon Bettermann. "Kjo anije është një shesh i madh për komunikim ku mund të takosh të gjithë pjesëmarrësit e GMF."