1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet tendenca globale për energjitë e rigjenerueshme

Gero Reuter / Auron Dodi16 Janar 2013

Në të gjithë botën po investohet më shumë në centrale që prodhojnë energji të ripërtëritshme se sa në centrale atomike ose me naftë. Në plan global në botë po rritet tendenca për prodhmin e energjive të ripërtëritshme.

https://p.dw.com/p/17LJb
Symbolbild zum Thema Nachhaltigkeit und Natur, hier zu sehen: Rapsfelder und Windpark.#32163680 © Gabriele Rohde - Fotolia.com
Symbolbild Nachhaltigkeit NaturFotografi: Gabriele Rohde/Fotolia

Sipas tëdhënave të Christine Lins, pjesa e energjive të ripërtëritshme në llojet e energjisë që ofrohen në të gjithë botën sot është afërsisht "25 përqind". Christine Lins është sekretare e përgjithshme e RENS21, Renewable Energy Policy Network për shekullin 21 me qendër në Paris. Ky rrjetdokumenton zhvillimin global të energjive të ripërtëritshme për çdo vit me një raport dhe bën punë konsultuese për vendimmarrësit ndërkombëtarë përsa i përket modifikimit të sistemeve energjetike. Tani, me raportin "Global Futures Report Renewables", "Raportin për të Ardhmen Globale të Energjive të Ripërtëritshme", kjo organizatë publikon për herë të parë edhe një raport special për të ardhmen."

"Ne donim të dinim se çfarë mendojnë ekspertët e ekonomisë dhe të politikës për të ardhmen e bartësve të energjive të ripërtëritshme", shpjegon Christine Lins në intervistë për DW. Raporti përshkruan një mozaik për zhvillimet e mundshme dhe bazohet në 170 intervista të gjera me ekspertë të energjisë dhe 50 skenare energjie nga e gjithë bota. Raporti u financua midis të tjerash nga qeveria gjermane, OKB dhe nga World Future Council.

Kushte të mira bazë në 120 vende

Si shtete pararojë në kthesën energjetike ekspertët e pyetur shohin Gjermaninë dhe Evropën. Por tani në energjitë e ripërtëritshme po investojnë gjithnjë e më tepër edhe shumë vende në ekspansion dhe në zhvillim

"Ndërkohënë më shumë se 120 vende kanë kushte politike bazë për zhvillimin e energjive të ripërtëritshme, më shumë se gjysma e tyre janë vende në zhvillim", thotë Lins. Në zhvillimet e ardhshme, ekspertët shohin para së gjithash Kinën, Indinë, Japoninë dhe Brazilin.

Sipas tëdhënave të "Global Future Report", Kina prin në investimet në energji të ripërtëritshme që prej vitit 2010 dhe e tillë do të mbetet edhe në dekadat e ardhshme. Mbi 130 ekonomi shtëpiake e ngrohin ujin e tyre që tani me module solare, më shumë se gjysma e pajisjeve të të gjithë botës janë instaluar në çatit ë e Kinës. Edhe në energjinë e erës Kina prin me investimet e saj. Me rreth 80 gigavat Kina ka instaluar dyfishin e kapaciteteve të Gjermanisë dhe sipas mendimit të ekspertëve, forca e erës e instaluar nga Kina do të dyfishohet deri në vitin 2020 në rreth 200 gigavat

Silk Route, China, Xinjiang, The Road to Turpan Windmills in the Desert Date: 25.01.2008 Ref: WP_B573_109566_0029 COMPULSORY CREDIT: World Pictures/Photoshot
Park eolik në shkretëtirë pranë Xinjiang në KinëFotografi: picture-alliance/World Pictures/Photoshot

Pas katastrofës atomike të Fukushimës, edhe Japonia po investon në mënyrë të dukshme në zgjerimin e energjisë së erës dhe asaj diellore. Deri në vitin 2030, 30 përqind e energjisë do të vijë nga energji të ripërtëritshme.

Edhe Brazili bën pjesë në vendet pararojë: 80 përqind e energjisë vjen nga energji të ripërtëritshme, kryesisht nga fuqia e erës. Aktualisht po instalohen para së gjithash turbina ere, deri në vitin 2020 kapaciteti i tyre në Brazil do të arrijë 16 gigavat. Më shumëse gjysma e "karburanteve" braziliane vjen nga masat biologjike dhe deri në vitin 2020 kjo shifër do të trefishohet.

Qytetet japin drejtimin

Qytetet dhe bashkitë shpesh prijnë në furnizimin me energji nga burime që e ruajnë klimën. Sipas të dhënave të Global Future Reports, në të gjithë botën janë mbi 4500 qytete, që kanë rol pararendës, që kanë ndërtesa me shfrytëzim efikas të energjisë dhe sisteme qarkullimi të tilla.

"Qytetet bëhen më të pavarura nga importet e energjisë, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë për mbrojtjen e ambjentit", i përmbledh Lins përparësitë dhe motivet. Vendet e para i zënë shumë komuna të vogla në Gjermani, si Feldheimi pranë Berlinit, që i siguron 100 përqind të nevojave për energji nga energjitë e ripërtëritshme. Ndër qytetet e mëdha kryeson Kopenhageni.