1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rritet presioni i akuzave kundër kryeministrit izraelit Olmert

Kryeministri izraelit Ehud Olmert duhet të ketë marrë, sipas të dhënave të policisë, disa qindra mijë dollarë nga një qytetar amerikan. Por ai i hedh poshtë akuzat dhe thotë se nuk ka marrë asnjë kacidhe për veten e vet.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert

Kryeministri izraelit Ehud Olmert

Megjithatë një gjë është e sigurt, nëse prokuroria ngre padinë kundër tij atëherë ai do të japë dorëheqjen.

Sa të vërteta janë akuzat për korrupsion kundër kryeministrit izraelit?

Festimet për 60 vjetorin e krijimit të shtetit izraelit sapo kishin përfunduar kur kryeministri izraelit Ehud Olmert doli në një konferencë shtypi të thirrur shpejt e shpejt, në orët e vona: „Unë shoh këdo nga ju në sy dhe them: Nuk kam marrë kurrë bakshish, nuk kam marrë kurrë para për veten time.“

Prej ditësh Olmert është vënë në qendër të një afere, hollësitë e të cilës Gjykata nuk i ka publikuar, por që mund t`i japin fund karrierës së Olmertit. Dhe ajo mund të ketë edhe pasoja të tjera. Procesi i paqe rrezikohet dhe udhëheqësi i opozitës, Benjamin Netanjahu, kundërshtar i bisedimeve për paqen, mund të bëhej kryeministri i ri i vendit.

Olmert i bëri të qartë kujtdo se nuk do pengonte procesin

„Nëse këshilltarët juridikë të qeverisë kanë vendosur të ngrenë padi kundër meje, atëherë do të jap dorëheqjen. Shpresoj dhe besoj që puna të mos vij deri aty. Por, nëse vjen atëherë unë nuk kam nevoje për ngushëllimet ose paralajmërimet e kërkujt.“

Ajo që dihet është se Olmert duhet të ketë marrë në vitet 90-të shuma të mëdha nga hebrejtë njujorkezë, shuma mbi të cilat deri tani është ditur pak. Përveç kësaj ai ka përkrahur politikanë amerikanë me donacione dhe ka mbledhur para për një spital në Jeruzalem: „Në vitin 1993 unë jam takuar një të huaj, Moshe Talanskin, i cili merrej me mbledhjen e donacioneve. Në atë kohë unë kandidoja për postin e Kryetarit të Bashkisë së Jeruzalemit dhe Talanski më ndihmoi në financimin e fushatës zgjedhore.“

Në një vend ku dhurohen pemë dhe stola parqesh që mbajnë emrat e donatorëve, aksione të tilla humanitare janë të zakonshme. Pa ndihmën nga jashtë, shpesh të hebrejve, shumë gjëra nuk do të ishin arritur në Izrael. Megjithatë politikanët duhet të zhvillojnë fushata të ndershme zgjedhjesh. Sepse shpejt mund të ngrihen dyshimet se paratë kanë përfunduar në xhepa. Edhe pararendësi i Olmert-it, Scharon, u përfol për gjëra të tilla, por asnjëherë nuk pati dëshmi për to.

Prandaj del pyetja pse e gjithë kjo ngjarje është kthyer në një aferë shtetërore. Një dyshim është se donatorët amerikanë mund të duan të sabotojnë kursin e Olmertit kundrejt palestinezëve.

  • Data 09.05.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxIg
  • Data 09.05.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxIg