1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rritet pakënaqësia në Bjellorusi

Bjellorusia feston ditën e pavarësisë ditën e dielë, më 3 korrik. Tradicionalisht këtë ditë zhvillohet një paradë ushtarake. Aktivistët kanë bërë thirrje në internet për zhvillimin e një demostrate.

Arrestime pas demostratave

Arrestime pas demostratave

Bjellorusia po kalon krizën më të rëndë ekonomike që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në fillim të muajit, qeverisë bjelloruse iu desh ta zhvleftësonte disa herë rublën bjelloruse. Pasojat ishin radhat e gjata para pikave të furnizimit me karburant dhe blerjet masive në panik. Njerëzit kanë frikë se paratë e tyre nuk do të kenë më vlerë. Valuta mungon në kioskat ku këmbehen paratë, sidomos dollari amerikan. Niveli i inflacionit është rritur, megjithëse ministri bjellorus i Ekonomisë, Snopkov flet me optimizëm duke thënë se pritet ngadalësimi i ritmi të rritjes së inflacionit duke arritur në nivel vjetor 39 përqind.

Iwan Schilo, opozitar

Iwan Schilo, opozitar

Mediat ruse shkruajnë për pushime të mëdha nga puna në ndërmarrjet shtetërore, dhe se qindra vetë shkojnë përditë në Moskë për të kërkuar punë. Edhe ndërmarrjet e vogla private përballen me probleme . Eksperti rus i ekonomisë Kyrill Koktysch deklaron:„Sipas vlerësimeve të ndryshme rreth 800 mijë vetë kanë humbur punën. Nuk është e qartë se çfarë blejnë dhe me se blejnë njerëzit."

Ndërkohë edhe vetë presidenti autoritar Alexander Lukaschenko e ka pranuar ekzistencën e problemeve dhe ka kërkuar kredi si nga Komuniteti Ekonomik Euroaziatik ashtu edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). FMN-ja kërkon që ai t'i pranojë reformat. Rusia fqinjë tregohet e gatshme të ndihmojë, megjithatë kërkon program strikt privazitimi.

Tregu ndjen inflacionin në rritje

Tregu ndjen inflacionin në rritje

Gjendja do të vështirësohet për Lukashenkon nëse ai nuk merr kredi, thonë ekspertët rusë. Numri i njerëzve të pakënaqur është në rritje, nëpërmjet internetit janë duke u formuar lëvizje proteste. Demostruesit mblidhen çdo të mërkurë në shumë qytete të vendit. Protesta e tyre nuk është shumë e zhurmshe, ata e shprehin protestën duke duartrokitur. Megjithatë ata përbëjnë një rrezik për presidentin në pushtet, Lukaschenko. Çdo të mërkurë demostruesit shtohen, çdo të mërkurë bëhen arrestime, vetëm javën e fundit u arrestuan 160 vetë, bëhet e ditur nga burimet bjelloruse. Burra të veshur civilë kanë ndaluar me brutalitet të paktën dhjetë gazetarë edhe pse e kanë pasur me vete dokumentin e gazetarit. Mes tyre ndodhet edhe një bashkëpunëtor i BBC-së në seksionin e bjellorusishtes

Në Bjellorusi që nga e mërkura (29.6.) ka një mënyrë të re të interpretimit të duartrokitjeve. Igor Evsejev, një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, pasi u pyet nga gazetarët nëse do të lejohen duatrokitjet në paradën ushtarake tradicionale, deklaroi se:„Nëse duatrokitjet vijnë për veteranët ose ushtarakët, atëherë do të lejohen". .

Alexander Lukaschenko

Alexander Lukaschenko

Aktivistët e së ashtuquajturës „Revolucion nëpërmjet rrjeteve sociale", kanë bërë thirrje për protesta edhe ditën e dielë. Ata duan të përzihen mes vizitorëve të paradës dhe të demostrojnë gjatë kohës që presidenti mban fjalim. Vëzhguesit e shohin me shqetësim ditën e pavarësisë, thotë ky gazetar bjellorus.

Shoqëria në Bjellorusi është e ndarë. Ekziston një pjesë e popullsisë e cila përkrah Lukashenkon. Këta janë njerëz që jetojnë në fshatra dhe në qytete të vogla. Një pjesë e mirë e njerëzve, nuk shkojnë në protestë. Një grup të rinjsh duan të protestojnë. Shumica e popullsisë ka frikë. Njerëzit kanë frikë të shkojnë në festë." .

Bjellorusi- Revolucion me rrjete sociale

Bjellorusi- Revolucion me rrjete sociale

Frika nuk duket e pabazë. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, presidenti Lukaschenko i shtypi me dhunë demostratat kundër rizgjedhjes së tij të diskutueshme dhe një pjesë e opozitarëve u burgosën me dënime disavjeçare për prishtje të rendit publik dhe organizimin e trazirave masive. Ditën e premte, (1.7.) Lukaschenko kërcënoi se sapo të shfaqen shenjat e kaosit sado më të vogël do të derdhet gjak kudo në mbarë vendin.

Autor: Heide Rasche/ Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora

DW.COM