1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rritet numri i produkteve të rrezikshme në Europë

Mbrojtësit e konsumatorit po tërheqin gjithnjë e më shpesh mallra të dëmshme nga tregu europian. Lidhet kjo me shtimin e kontrolleve apo me shtimin e produkteve të rrezikshme?

Aparate elektronikë defektozë, bluza me kimikate të dëmshme, lodra fëmijësh me rrezik asfiksimi - është e gjatë lista e produkteve të rrezikshme që vendet anëtare të BE-së kanë regjistruar vitin e kaluar në sistemin paralajmërues europian, Rapex. Sistemi funksionon kështu: Nëse një ent kombëtar jep sinjalin e alarmit për një produkt të caktuar, atëherë sistemi europian lajmëron të gjitha vendet që ky produkt të tërhiqet nga tregu. Edhe vendet jo- anëtare të BE-së, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni janë pjesë e këtij sistemi të ngritur në vitin 2004.

Raporti i RAPEX për 2013 klasifikon si të rrezikshme lodrat për fëmijë të prodhuara në Kinë

Raporti i RAPEX për 2013 klasifikon si të rrezikshme lodrat për fëmijë të prodhuara në Kinë

Intensifikim i kontrolleve në shtetet anëtare

Raporti i fundit vjetor (2012) është veçanërisht shqetësues: Gati 2300 produke duhej të tërhiqeshin nga tregu, një rritje prej më shumë se 20% kundrejt vitit 2011. Shifrat janë rritur nga viti në vit. Por sipas vlerësimit të Komisionierit të BE-së për Mbrojtjen e Konsumatorit, Tonio Borg, një fakt i tillë mund të konsiderohet pozitiv. Ka shumë gjasa që shtetet anëtare kontrollojnë më shpesh dhe më imtësisht se më parë. Një rritje e shifrave pra nuk nënkupton patjetër keqësimin e cilësisë së produkteve.

Eurokomisionieri Tonio Borg këshillon megjithatë t'i kushtohet vëmendje një shifre tjetër: Më shumë se gjysma e produkteve të rrezikshme janë prodhuar në Kinë, madje tek lodrat e fëmijëve kjo shifër është 90%. Kjo nuk do të thotë se "Kina nuk i merr seriozisht kriteret e sigurisë. Shifrat në vetvete nënkuptojnë probabilitetin e mundshëm. "Për shkak se Europa importon me shumicë nga Kina, një gjë e tillë duhej të reflektohej edhe tek paditë për shkelje të sigurisë. Po kjo vlen edhe për Gjermaninë. Tek ankesat mbi produktet me origjinë nga vendet europiane, Gjermania zinte vendin e parë, po kjo lidhet me eksportin e fuqishëm, pra Gjermania prodhon më shumë se vendet e tjera.

Bildergalerie Rapex Gefährliche Produkte Textilien

Prodhime tekstili të klasifikuara me rrezik nga RAPEX

Kur origjina e mallit është e pasigurtë

Eurokomisioneri Borg nuk sheh megjithatë asnjë arsye për rënie në vetëkënaqësi. Por ai mbrohet kundër akuzave, se Komisioni Europian është apatik kur vjen puna për të marrë masa ndaj Kinës, nga droja e rrezikimit të marrëdhënieve tregtare me këtë vend. "Kur vjen puna tek siguria nuk ka ledhatime politike. Unë nuk do të lëshoj pe ndaj importeve të kujtdo vendi, kur është fjala për sigurinë. Kjo vlen edhe për Kinën." Por janë pikërisht autoritetet kineze që bashkëpunojnë ngushtë me komisionin për t'i trajtuar ankesat që lidhen me sigurinë, sepse kjo është në interesin e tyre, shton Borg.

Edhe produkte të caktura kozmetike janë vlerësuar si të rrezikshme nga RAPEX

Edhe produkte të caktura kozmetike janë vlerësuar si të rrezikshme nga RAPEX

Por çfarë ndodh në rastin kur origjina e një produkti nuk është e sigurtë? Në një rast të tillë BE-ja nuk mund të trokasë direkt tek firma prodhuese. Madje sasia e produkteve të tilla prek 11% të produkteve të kategorizuara si të rrezikshme. Në këtë çështje Komisioni Europian vëren se ka nevojë për përmirësime dhe ka ofruar propozimet e para për futjen e detyruar të "targës" për çdo produkt, një certifikatë që e lokalizon produktin kudo. Kur shtetet e BE-së dhe Parlamenti Europian të bien dakord për këto propzime, atëherë "në të ardhmen të gjitha produktet që shiten në BE do të kenë në etiketë vendin e origjinës së produktit, pavarësisht nëse ky produkt është prodhuar brenda Europës apo jashtë saj."