1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rritet numri i fëmijëve të keqtrajtuar në Gjermani

Nga viti në vit rritet numri i fëmijëve të abuzuar dhe keqtrajtuar në Gjermani. Një situatë e tillë ka arsye të ndryshme.

Rastet e tmerrshme të vrasjes dhe keqtrajtimit të fëmijëve kanë zënë sërish një vend kryesor në titujt e mediave në Gjermani. Histori të dhimbshme si ajo e Anës, e cila u gjet e mbytur në vaskë apo si ajo e Kevin, trupi i të cilit u gjet në frigoriferin e njerkut të tij, kanë pushtuar faqet e para të gazetave. Dhe në raste të tilla lind pyetja, se përse në Gjermani ndodhin gjithnjë e më shpesh ngjarje të tilla.

Renate Schäfer-Sikora ACHTUNG SCHLECHTE QUALITÄT

Renate Schäfer-Sikora nga Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve në Këln

Sipas Zyrës Federale të Statistikave në vitin e shkuar në gjithë Gjermaninë u morën në mbrojtje 40.200 minorenë nga Zyra e Mbrojtes së Fëmijëve. Kjo shifër nuk ka qenë asnjë herë kaq e lartë dhe është 43 përqind më e lartë se pesë vjet më parë. Zyrat marrin në mbrojtje fëmijët nëse ata janë në situata të rrezikshme. Zakonisht një gjë e tillë ndodh vetëm përkohësisht dhe fëmijët kthehen në familje pas pak kohësh.

Barra e familjeve sot është më e rëndë

Renate Schäfer-Sikora punon për Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve në Këln, ku numri i fëmijëvë të marrë në mbrojtje ka pësuar një rritje të fortë ashtu si në të gjithë Gjermaninë. "Numri më i madh i rasteve vjen nga prindër shumë të rinj, fëmijë vetëm me njërin nga prindërit shumë të ri, prindër që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit dhe prindër më sëmundje psiqike. Këtu unë shoh një rritje të madhe, sepse është rritur numri i të sëmurëve psiqikë." Sipas eksperincës së saj rritja e problemeve serioze në familje ka nevojë për ndihmë sociale.

Numri i famlijeve me këto probleme sociale sot është më i madh se në të kaluarën.. "Sot ne nuk kemi një rrjet social mbrojtës përmes familjeve të mëdha apo përmes disa vlerave të qendrueshme në komunitetet fetare, përmes ndihmës së fqinjve ose sistemit të asistencës familjare, të cilat kanë vepruar si faktorë stabilizues", përshkruan këto ndryshime në shoqëri psikoterapueti për fëmijë dhe të rinj në Këln Wolfgang Oelsner. "Një gjë e tillë nuk mund të neglizhohet. Sot e gjithë barra bie mbi familjen dhe ajo duhet të përballojë shumë."

Wolfgang Oelsner ACHTUNG SCHLECHTE QUALITÄT

Wolfgang Oelsner, psikoterapuet për fëmijë dhe të rinj në Këln

Sensibilizimi në rritje i publikut

A duhet që zyrat për mbrojtjen e fëmijëve të ndërhyjnë më shpesh, për shkak se për shumë familje mungon ndihma nga të afërmit dhe fqinjtë? Ose pse ka gjithnjë e më shumë të rrtur që vuajnë nga sëmundjet psiqike? Sipas Schäfer-Sikora arsyet se pse gjithnjë e më shumë fëmijë merren në mbrojtje, qendrojnë në vend tjetër: Njerëzit janë bërë më të kujdesshëm.

"Unë mendoj se publiku është bërë më i ndjeshëm ndaj çështjes së mbrotjes së fëmijëve dhe kanë më pak frikë të vijnë në zyrat e mbrojtjes së fëmijëvë për të treguar që nuk sigurohet mirëqenia e një fëmije." Kështu shumë qytetarë të Këlnit kanë kontaktuar me Zyrën e Mbrojtejs së Fëmijëve, kur kanë vënë re se fëmija i fqinjve qante shpesh ose "kur ata kishin mendimin se një fëmijë i vogël ishte i kequshyer dhe nuk merrte kujdesin e duhur", thotë Schäfer-Sikora.

Deutschland Schwerin Kind verhungert

Shtëpia ku jetonte një vajzë 5 vjeçare, e cila u vra nga prindërit e saj në vitin 2007

Raportimi i mediave për rastet e Anës, Kevinit dhe rasteve të tjera të vdekjeve të fëmijëve ka luajtur një rol në rritjen e sensibilizimit. "Unë mendoj se mbulimi i medias, ka bërë që publiku të mendojë më shumë për këtë temë "

Të rinjtë flasin kur kanë nevojë për ndihmë

Në ndryshim nga e shkuara, sot shumë fëmijë dhe të rinj pre e keqtrajtimeve u tregojnë mësuesve të tyre ose drejtohen tek Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve. "Më parë fëmijët e varfër mendonin se nuk duhet të tregonin dhe të fshihnin rastin kur babai i alkoolizuar kishe goditur nënën", thotë Wolfang Oelsner. Sot të rinjtë, falë edhe edukimit të tyre në shkolla, janë gati të tregojnë kur kanë nevojë për ndihmë.

"Në këtë aspekt mund të thuhet se do të ishte katastrofale dhe dështim i sistemit pedagogjik të vendit në rast se numri i fëmijëve të marrë në mbrojtje do të rritet. Këtu mund të qëndrojë edhe mesazhi: Ne nuk duam që situata të përshakllëzohet dhe të mos përsëritet asnjë rast si ai i Kevinit", përfundon Oelsner.