1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rritet kritika ndaj presidentit gjeorgjian Saakashvili

Gjendja e popullatës civile në Gjeorgji është shqetësuese u shpreh Ban Ki Mun. Sipas UNHCR-së, në rajonin e krizës janë dëbuar rreth 115.000 vetë. Ndërkohë janë rritur kritikat kundër presidentit gjeorgjian, Saakashvili.

Gërmadha në Ckinvali

Gërmadha në Ckinvali

Presidenti mori vendimin e gabuar, më vonë Saakashvilin do ta detyrojnë të japë dorëheqjen, kështu mendojnë aktualisht shumë njerëz në Gjeorgji. Përditë presidenti po humbet mbështetjen në popull. Gjeorgjianët i japin atij një pjesë të fajit për fillimin e luftës dhe për gjendjen aktuale kaotike.

Ndërkohë trupat ruse nuk janë tërhequr ende. Qyteti Gori kontrollohet si edhe më parë nga rusët, jo ashtu siç ishte parashikuar nga policët gjeorgjianë. Kjo do të thotë refugjatët që në javët e shkuara braktisën qytetin në panik nuk mund të kthehen ende. Këtë e kumtoi qeveria gjeorgjiane të enjten. Që nga shpërthimi i luftës, Gori ishte objekt i sulmeve ruse, edhe pas marrëveshjes së armëpushimit. Ditën e djeshme u njoftua për sulme ruse ndaj një baze ushtarake dhe radarvë gjeorgjianë. Po ashtu anijet luftarake të Gjeorgjisë në qytetin bregdetar Pot i janë shkatërruar. Rusia po shkel marrëveshjen e armëpushimit.

Por njerëzit në Gjeorgji aktualisht kanë shqetësime të tjera jo atë të presidentit. Përmes portit në Puti ata presin mbërritjen e artikujve ushqimorë, naftës apo produkteve të tjera. Ky port është arteria më e rëndësishme për funksionimin e jetës jo vetëm në Gjeorgji, por edhe në vende të tjera të Kaukazit. Porti ishte bllokuar për disa ditë nga sulmet ruse. Ndërkohë që sa kohë që qyteti Gori ndodhet në duart e rusëve, edhe aksi kryesor perëndim-lindje në vend është i bllokuar. Njerëzit në vend kanë frikën e reduktimit të mallrave ushqimorë, po qe se qyteti port sulmohet prapë nga rusët dhe Gori ndodhet në duart e tyre.

Zërat kritikë kundër presidentit janë rritur, Lia Friteli që ka studiuar gjermanistikë akuzon presindetin: "Një president dhe komandant i forcave të armatosura duhet ta mendojë çdo hap dhe pas kësaj të veprojë. Politika është një fushë e tillë, ajo nuk të fal hapa të pamenduar."

Sakashvili filloi një ofensivë pamend kundër Osetisë jugore. Kjo dëgjohet shpesh në Gjeorgji. Të tronditur ata shohin pasojat. Të vdekur, dhjetëra mijëra refugjatë, shtëpi dhe qytete të shkatërruara. Edhe shansi për të rimarrë Abkazinë dhe Osetinë jugore është më i vogël se kurrë më parë.

  • Data 15.08.2008
  • Autor Ester Hartbrih/ Moskë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExiC
  • Data 15.08.2008
  • Autor Ester Hartbrih/ Moskë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExiC