1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rritet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani

Një në tetë gjermanë jeton në varfëri, në bazë të një raporti të ri të qeverisë gjermane. Ministri gjerman i punës, thotë se këta faktorë dëshmojnë për nevojën që në Gjermani të sanksionohen me ligj pagat minimale.

default

13% e gjermanëve jetojnë në nivelin e varfërisë, dhe 13% të tjerë do të jetonin po kështu në këtë nivel, nëse nuk do të mbështeteshin nga programet sociale të shtetit, deklaroi në një intervistë që i dha gazetës "Bild am Sonntag" ministri gjerman i punëve dhe çështjeve sociale, Olaf Shulc, për raportin më të fundit mbi varfërinë të qeverisë, i cili publikohet sot. "Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar edhe më tej", tha Sholc, duke shtuar se "prindërit që jetonin të ndarë nga bashkëshorti tjetër dhe të papunët për një kohë të gjatë janë shtresa më e prekur."


"Mua më duket veçanërisht shqetësuese që numri i atyre që janë në punë dhe vazhdojnë të jetojnë në nivelin e varfërisë, është rritur edhe më tej," thotë ministri gjerman i punës. "Kjo tregon se rrogat tona në Gjermani janë të ulëta dhe ne kemi nevojë ta përcaktojmë nivelin minimal të pagave." Në mbështetje të Olaf Sholcit u shpreh të dielën edhe zëvendëskryetarja e PSDGJ, Andrea Nahles: "Raporti i ri për varfërinë dhe pasurinë tregon shumë qartë, se më shumë njerëz, që janë në punë, mbeten megjithatë në nivelin e varfërisë. Pra ne kemi njerëz, që fitojnë shumë pak. Prandaj ne kemi nevojë ta caktojmë nivelin minimal të pagave".


Por kundër kësaj kërkese të vjetër të socialdemokratëve u shpreh sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Folker Kauder. Kanalit të dytë televiziv gjerman, ZDF, ai i tha: "Paga me nivel minimal të përcaktuar shkatërron vende pune dhe nuk krijon vende të reja pune. Po pikërisht janë vendet e reja të punës ato që nevojiten, për t'i nxjerrë njerëzit nga varfëria.".


Bashkimi Evropian i përcakton si "të varfër" ata që fitojnë më pak se 60 përqind të pagave mesatare në vend. Sipas të dhënave të ministrit gjerman të punës Sholc, i varfër në Gjermani konsiderohet ai që jeton vetëm dhe fiton në muaj 781 Euro. Sipas statistikës, i pasur në Gjermani konsiderohet ai që kanë muaj të paktën 3418 Euro në dispozicion.

  • Data 19.05.2008
  • Autor Ueberbach, Stephan / Bogota (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2SE
  • Data 19.05.2008
  • Autor Ueberbach, Stephan / Bogota (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2SE