1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rritet analfabetizmi në rradhët e fëmijëve

Dy sindikatat kryesore të arsimit janë duke bërë presion mbi autoritetet arsimore për mbështetjen e fëmijëve të familjeve të varfëra që të kenë mundësi të sigurojnë tekstet dhe materialet e tjera didaktike falas.

Fëmijë shesin misra në rrugë, Tiranë

Fëmijë shesin misra në rrugë, Tiranë

Analfabetizmi është një kërcënim real për kategori të ndryshme të fëmijëvë në Shqipëri, sidomos për ata të cilët janë në familje me gjëndje të rënduar ekonomike dhe sociale. Dy sindikatat kryesore të arsimit, Konferederata e Punonjësve të Arsimit dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit janë në një qëndrim se shteti duhet të bëjë më shumë për të mbështetur arsimimin e fëmijëve në nevojë. Pas vëzhgimeve që ato kanë bërë në zona të ndryshme të vendit kanë konatatuar se gjëndja më e rënduar është në lagjet periferike të kryeqytetit, si dhe në Fier e Korçë.

Kryetari i Konfederatës së Punonjësve të Arsimit, prof. Xhaferr Dobrusha, thotë se "Ministria e arsimit duhet të përdorë fondet e buxhetit të shtetit, për të siguruar falas për këtë kategori fëmijësh librat e mjetet didaktike të nevojshme. Kjo mbështetje duhet të përfshijë dhe fëmijët e sistemit parashkollor në zonat informale, apo për rastet kur famijet e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet".

Dy sindikatat kryesore të arsimit janë duke pritur ndryshimin e numrit një të arsimit, pra emërimin në këtë detyrë të deputetit të PD në mazhorancë, Fatos Beja, për të do të nisur negociatat me përfaqësuesit e institucionit qysh tani në periudhën e verës, në mënyrë gjatë fillimit të vjeshtës kur të hapet viti i ri shkollor ndihma e shtetit për këtë kategori fëmijësh të nisë realizimin konkret.

  • Data 28.07.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElHW
  • Data 28.07.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElHW