1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rriten kontributet për shëndetin

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Philip Rössler i cilësoi të "arrira" propozimet për reformimin e sistemit tëë shëndetësisë në Gjermani.

default

Ministri Rössler, theksoi se deficiti i pritshëm në sektorin e shëndetësisë do të balancohet në 2011. Megjithatë mbetet detyrë e "vazhdueshme" reformimi i sistemit dhe shpenzimeve në shëndetësi.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve në opozitë, Frank-Walter Steinmeier foli për "shkelje të premtimit elektoral". Koalicioni konservatoro-liberal nuk e mbajti fjalën për rritjen e pagave neto, përmes uljes së barrës fiskale dhe kontributeve, tha ai.

Krerët e koalicionit qeverisës në Gjermani kanë rënë dakord për reformën e sistemit të shëndetësisë. Përballë deficitit të mundshëm prej 11 miliardë eurosh vitin e ardhshëm në arkat publike të sigurimit shëndetësor, koalicioni ka planifikuar rritjen e përqindjes së kontributeve për shëndetin nga 14,9 në 15,5%. Kjo rritje do t'u sillte arkave publike të sigurimit shëndetësor rreth 6 miliardë euro. Rritja e kontributit do të përballohet në masë të barabartë nga punëdhësit dhe punëmarrësit.

Autor: DW/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ODEu
  • Data 07.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ODEu