Rriten kontributet për shëndetin
7 Korrik 2010Ministri Rössler, theksoi se deficiti i pritshëm në sektorin e shëndetësisë do të balancohet në 2011. Megjithatë mbetet detyrë e "vazhdueshme" reformimi i sistemit dhe shpenzimeve në shëndetësi.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve në opozitë, Frank-Walter Steinmeier foli për "shkelje të premtimit elektoral". Koalicioni konservatoro-liberal nuk e mbajti fjalën për rritjen e pagave neto, përmes uljes së barrës fiskale dhe kontributeve, tha ai.
Krerët e koalicionit qeverisës në Gjermani kanë rënë dakord për reformën e sistemit të shëndetësisë. Përballë deficitit të mundshëm prej 11 miliardë eurosh vitin e ardhshëm në arkat publike të sigurimit shëndetësor, koalicioni ka planifikuar rritjen e përqindjes së kontributeve për shëndetin nga 14,9 në 15,5%. Kjo rritje do t'u sillte arkave publike të sigurimit shëndetësor rreth 6 miliardë euro. Rritja e kontributit do të përballohet në masë të barabartë nga punëdhësit dhe punëmarrësit.
Autor: DW/ Mimoza Cika Kelmendi
Redaktoi: Aida Cama