1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rripi i Gazës nuk po qetësohet

Të hënën në mëngjes, pati edhe një sulm tjetër me predha tanku nga ana e Izraelit, si pasojë e të cilit u vranë shumë vetë. Kjo nuk kontribuon në stabilizimin e gjendjes së furnizimit. Koment

default

Dukshëm të dëshpëruar qëndrojnë fqinjët dhe pjesëtarë të familjes në shtëpinë banuese një katëshe, mbi të cilën ra të hënën në mëngjes predha e tankut izraelit - copa rrobash të gjakosura dhe një karrige fëmijësh janë shpërndarë nëpër oborrin e shtëpisë. Abu Mohamad Muaatak, një anëtar i familjes dhe dëshmitar okular informon: "Cfarë ka ndodhur këtu? Ne qemë ulur së bashku dhe po hanim mëngjes. Dhe tani jemi këtu dhe po mbledhim pjesët e trupave të tyre."

Sipas të dhënave të sanitarëve palestinezë të shpëtimit, nga goditja me predhën e tankut u vranë katër vëllezër e motra, dy vajza në moshën tre dhe gjashtë vjeç dhe dy djem në moshën katër dhe 15 muaj. Nëna e fëmijëve u nxorr e plagosur rëndë nga gërmadhat dhe pak më vonë ndërroi jetë. Një djalosh 15 vjeçar, i cili ndodhej rrugës për në shkollë gjithashtu u vra. Dhjetë vetë të tjerë u dërguan në spitalin e Beit Hanonit:

Një zëdhënëse e ushtrisë konfirmoi që njësi të ushtrisë qenë të pranishme në Beit Hanon. Aviacioni luftarak dhe një njësi tankesh hapën zjarr ndaj një grupi palestinezësh të armatosur, të cilët u qenë afruar ushtarëve. Shtëpitë nuk qenë objekt i sulmit, tha zëdhënësja e ushtrisë.

400 metra nga shtëpia e familjes Muaatak, forcat e armatosura izraelite vranë një anëtar të Xhihadit Islamik. Kryeministri palestinez, Salem Fajad deklaroi në Ramallah në Bregun Perëndimor:

"Ne i dënojmë agresionet barbare kundër së drejtës së popullit tonë në Rripin e Gazës, të cilat shkaktojnë vdekje në vazhdimësi, që shkaktojnë masakrimin e palestinezëve të pafajshëm. Cfarë mund të themi ne kundër kësaj, veç dënimit të këtyre aksioneve, të cilat kryhen nga pushtuesit izraelitë."

Ndërkohë është keqësuar gjendja edhe pa këtë e keqe e furnizimit të popullsisë në Rripin e Gazës. Pakësimi drastik i gazit për të gatuar bëri që të dielën që shumë furra buke jashtë Qytetit të Gazës të ndërpresin punën. Këtë e bën të ditur gazeta izraelite "Haarec", në botimin e saj të sotëm. Nëse furnizimi me gaz gatimi do të ndërpritet krejtësisht, do të duhet të mbyllen në fund të javës të gjitha dyqanet e bukës në Rripin e Gazës. Për përdorim privat, gaz për gatim nuk gjen që tani.

  • Data 29.04.2008
  • Autor Clemens Verrenkote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DqYk
  • Data 29.04.2008
  • Autor Clemens Verrenkote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DqYk