1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rreziqet prej salafistëve

Pas përleshjes së rëndë mes salafistëve dhe pasuesve të partisë ekstremiste të djathtë "Pro NRW" në Gjermani po shtrohet sërish pyetja se ç'rrezik mund të vijë prej salafistëve?

Salafizmi është një term që sot përdoret sa herë është fjala për gjithçka që duket e rrezikshme në skenën islamike. Po ç'përbëjnë salafistët?

Sipas Punonjësit të Entiti për Mbrojtjen Kushtetuse Dr. Herbert Müller "Salafistët janë njerëz që mendojnë se duhet të jetojnë si paraardhësit, të ashtuquajturit "salaf", që ishin besimtarë të devotshëm. Ata duan të ndjekin edhe tre breza më pas këtë shembull nga koha e Profetit. Në rast se shohim të gjithë zonën përreth Al-Kaidës, mund të themi, se salafismi është në fund të fundit bërthama e asaj që ne e quajmë sot terrorizmin islamik. Por ka edhe mbivendosje. Nuk duhet të harrojmë, se kemi ideologun egjiptian të Xhihadit Sajid Kutbi, dhe rrymat brenda vëllazërisë myslimane përreth vahabistëve, që është fe zyrtare në Arabinë Saudite. Pra mund të supozojmë se këtu kemi të bëjmë me një lëvizje pak më të vjetër, në të cilën islami politik përzihet me një tendencë militante.

Dr. Herbert Müller, Präsident der Industrie- und Handelskammer Region Stuttgart, Copyright: Richard Fuchs / DW. Zugeliefert durch Richard Fuchs am 16.6.2011.

Dr. Herbert Müller

Sigurisht që brenda kësaj skene ka njerëz të gatshëm për dhunë dhe të tillë që nuk janë të gatshëm për dhunë. Madje ka edhe vëzhgues që thonë se ka një salafism apolitik, apo purist. - thotë dr. Müller. Por ai mendon se, "duke pasur parasysh qëllimet e vahabistëve ose të salafistëve shumë problematike të thuash se nuk ka implikime dhe lidhje politike, dhe se kemi të bëjmë praktikisht me një lëvizje shpirtërore. Kjo sepse salafizmi vetë ka si qëllim të gjithë shoqërinë."

Për shkak se salafistët nuk janë të organizuar në shoqata sipas legjislacionit gjerman, ekspertët nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të tyre në Gjermani. Sipas vlerësimeve numri i tyre duhet të jetë 3.800 deri në 5.000.