1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Rreziku që dikush do ta marrë seriozisht këtë program është i vogël

Me kritika të ashpra ndaj politikës së koalicionit të madh, thirrje për vendosmëri dhe luftë "krah për krah", për një Gjermani sociale u zhvillua në Berlin kongresi i partisë "E Majta".

Oskar Lafontaine në Kongresin e Të majtës.

Oskar Lafontaine, dikur socialdemokrat, ka rrezik që ky projekt t'i dalë nga kontrolli.

Në programin për zgjedhjet parlamentare të kësaj partie, kërkohet që në të gjithë sektorët paga minimale e orës së punës të jetë 10 euro. Kryetari i Partisë Oskar Lafontaine, u tregua gjithashtu i hapur për koalicione me socialdemokratët dhe ekologjistët, pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

«Rhein-Zeitung» (Koblenz/Mainz) shkruan:

Në përpjekjen e tij për të grumbulluar të gjithë kritikuesit e të gjitha llojeve të politikave në Gjermani, për t'i frikësuar në këtë mënyrë të gjitha partitë tradicionale, kryetarit të partisë "E Majta" Oskar Lafontaine, dikur socialdemokrat, ka rrezik që projekti t'i dalë nga kontrolli. Kjo, sepse kësaj partie nuk i janë bashkuar vetëm socialdemokratë apo sindikalistë të zhgënjyer prej kursit të SPD-së, por edhe një sërë fraksionistësh, tradicionalistësh apo njerëzish me fantazi të tepruar. Problemi i kësaj partie është, se në vend që të përqëndrohet në politikën reale u hyn betejave ideologjike. Në këtë mes nuk ke pse të çuditesh që "E Majta" nuk arrin të fitojë pikë tek elektorati megjithë krizën ekonomike, periudhë kur duhet të kishte koniukturë të lartë.

«Wiesbadener Kurier» mendon:

Fund ndihmave të ulta sociale, jashtë nga Nato-ja, fund bankave private dhe termocentraleve me qymyr. Pagë minimale për të gjithë dhe takstat më të larta për më të pasurit. Me kërkesa të tilla maksimale, partia "E Majta" ka gjetur paqe me veten dhe krerët e saj, Lafontaine dhe Gysi , nuk e zgjatën shumë. Pse? Rreziku se dikush do ta marrë serizisht këtë program është i vogël, sepse ai është i pamundur të financohet dhe se çështjet, që kanë të bëjnë me politikën e jashtme nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. (dpa/pp/aca)


  • Data 22.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IWHT
  • Data 22.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IWHT