1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rrezikon konflikti për emrin e Maqedonisë pranimin e Shqipërisë në NATO?

Zv/kryetari i grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag, Walter Kolbow, në intervistën dhënë për Deutsche Welle-n në prag të samitit të Nato-s në Bukuresht paralajmëron ndaj rrezikut të vetos greke për Maqedoninë.

default

Harta e vendeve anëtare të NATO-s deri në korrik 2004

Në rast se konflikti për emrin mes Mqedonisë dhe Greqisë nuk zgjidhet ka të ngjarë që as Shqipëria dhe Kroacia të mos marrin ftesën e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior. Në intervistë socialdemokrati Kolbow flet edhe për rëndësinë e misionit të BE-së në Kosovë EULEX në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e demoracisë dhe shtetit ligjor.

DW: Një vatër e vazhdueshme në Ballkan është konflikti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai bëhet edhe më aktual tani në prag të samitit të Nato-s në Bukuresht. Të dyja palët kanë marrë pozicione të ngurta. Ju si njohës i vjetër i këtij rajoni, cila mendoni se do të ishte një zgjidhje e mundshme e këtij konflikti?

Kolbow: Në një vendim të Bundestagut të vitit 2004 ne kemi përcaktuar se duhet përdorur emri Republika e Maqedonisë siç parashikon edhe kushtetuta e Maqedonisë. Greqia nuk duhet t'i lejojë vetes të drejtën të detyrojë vende të tjera. BE dhe Nato janë përpjekur të ndërhyjnë për arritjen e kompromisit. Maqedonia ka më shumë nevojë të paraqitet e gatshme për një kompromis pasi synon anëtarësimin në Nato ndërkohë që Greqia është anëtare. Në rast se nuk gjehet një zgjidhje është i rrezikuar edhe pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë pasi është rënë dakort për një zgjidhje paketë.


DW: Nëse kjo ndodh vërtet pra Shqipëria dhe Kroacia nuk marrin ftesën e pranimit në Nato a nuk do të kishte kjo si pasojë një humbje të fortë motivacioni për këto vende? Kroacia madje synon dhe përgatitet për anëtarësimin në BE. A nuk do të ishte ky një hap i madh prapa për të gjithë rajonin?


Kolbow: Kjo është e vërtetë dhe unë personalisht mendoj se ky reflektim do të bëjë që në fund Greqia të tregohet e gatshme për pranimin e një kompromisi.

DW: Edhe pas shpalljes së pavarësisë gjendja në Kosovë mbetet kritike. Pak javë më parë madje pati përleshje të dhunshme mes serbëve dhe forcave të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. Duket sikur veriu i vendit i banuar nga shumicë serbe nuk pranon influencën e qeverisë në Prishtinë. Kemi të bëjmë me një lloj konflikti të ngrirë. Si duhet të veprojë politikisht BE-ja?

Kolbow: BE-ja gjendet në këtë rast përballë një dileme . Nga njëra anë ai nuk mund të pranojë pa cënim të imazhit të një revizion të vendimit të marrë, nga ana tjetër po bëhet e qartë se po kërcënon një konflikt i vazhdueshëm i cili rrezikon zhvillimin e Kosovës. Sipas mendimit tim, në këtë situatë, një zgjidhje e mundshme do të ishte krijimi i një strukture federative në Kosovë në të cilën serbët të gëzonin jo vetëm të drejta individuale por të marrin edhe disa lëshime territoriale. Nësë kjo do të pranohej nga palët nuk dihet, por zgjidhja finale është e ardhmja europiane qoftë e Kosovës qoftë e Serbisë dhe kjo mund të jetë perspektiva për Kosovën dhe Serbinë.


DW: Kohët e fundit disa studime të cilat janë publikuar edhe në mediet gjermane flasin për lidhje të ngushta të krimit të organizuar me politikën në Kosovë. Madje disa studiues hedhin tezën se në Kosovë mafia ka një shtet të vetin. Çfarë do të thotë kjo për Bashkimin Europian, para së gjithash për misionin e tij për garantimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor?

Kolbow: Nuk mund të thuhet se BE-ja mbyll sytë përpara këtyre rreziqeve. Këtë problematikë unë e kam ngritur edhe në parlamentin gjerman në fjalën time kur u diskutua për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jo më kot u ngrit misioni EULEX. Është në interes të Europës që ky mision të jetë një sukses. Politikanë të korruptuar dhe të lidhur me mafjen ka fatkeqësisht jo vetëm në Kosovë. Ata janë një fenomen thuajse i pashmangshëm në vendet në tranzicion, madje edhe në vende të pranuara tashmë në BE. Si rregull këto fenomene me thellimin e demokratizimit dhe forcimin e shtetit ligjor nuk kanë më peshën e mëparshme. Kështu pritet të ndodhë edhe në Kosovë.

  • Data 01.04.2008
  • Autor Spasovska, Verica (Kryeredaktore DW/MSOE)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DYaD
  • Data 01.04.2008
  • Autor Spasovska, Verica (Kryeredaktore DW/MSOE)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DYaD