1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Rrezik vdekjeprurës" prej të kthyerve nga Siria dhe Iraku

Numrin e "personave me potencial ekstremist islamik" në Gjermani është më shumë se 43 mijë vetë.

Një "rrezik konkret vdekjeprurës" për Gjermaninë dhe Evropën përbëjnë personat e shumtë të kthyer nga Siria dhe Iraku, theksoi ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere në prezantimin e Raportit për Mbrojtjen Kushtetuese 2013 në Berlin. Këtë e tregoi atentati i fundit në Bruksel. Aktualisht ka rreth 2000 vetë nga Evropa, ndër ta 320 nga Gjermania, të cilët kishin qenë si luftëtarë të shenjtë në këto rajone dhe janë kthyer sërish. Ata janë të njohur për shërbimet sekrete dhe përbëjnë një kërcënim. Numrin e "personave me potencial ekstremist islamik" në Gjermani është sipas ministrit më shumë se 43 mijë vetë. Sidomos grupet salafiste po tërheqin gjithnjë e më shumë pasues.

Kryetari i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Hans-Georg Masene quajti terrorizmi islamik si kërcënimin më të madh aktual për sigurinë e brendshme, Gjermania vazhdon të jetë një objektiv i planeve për sulme terroriste. Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë formuar një grup pune për të koordinuar masat kundër terrorizmit islamik dhe do të diskutojnë për këtë në një konferencë në korrik në Milano. Ministri i Brendshëm gjerman de Maiziere e konsideron ndalimin e shoqatave si një mënyrë efektive për të parandaluar përhapjen e ekstremizmit islamik. Për këtë ofruan shërbime të vlefshme Zyra Federale për Mbrojtjen Kushtetuese.

Më shumë dhunë kundër të huajve

Në Gjermani është rritur vitin e kaluar numri i ekstremistëve të djathtë të gatshëm për dhunë. Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese ky numër shkon në rreth 9.600 vetë. Në Raportin për Mbrojtjen Kushtetuese 2013 thuhet gjithashtu se ka pasur shtim të konsiderueshëm të akteve të dhunës me motive ksenofobie. Krahasuar me vitin 2012 sulmet ndaj të huajve janë rritur me 20.4 për qind, nga 393 në 473.

Partia ekstremiste e djathtë NPD vërtet që ka pësuar humbje në zgjedhje dhe ka probleme financiare, por ajo po bashkohet gjithnjë e më fort me neonazistët e gatshëm për dhunë. Ministri de Maizière tërhoqi vëmendjen edhe për dhunën ekstremiste të majtë dhe tha se janë shtuar sulmet e dhunshme ndaj policëve.