1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rrezik për krijimin e vijave të reja ndarëse në Ballkan ?

Në një intervistë për DW eurodeputjetja greke Marilena Kopae, flet pas diskutimit për liberalizimin e vizave për një "hap të rëndësishëm, por të cunguar" që përmban rrezikun e krijimit të "vijave ndarëse".

default

Themenbild Interview

Ajo shpreh bindjen se në mesin e vitit të ardhshëm problemi do të zgjidhet edhe për tri vendet e tjera, përfshire Kosovën "populli i së cilës duhet të gëzojë të drejtën legjitime të përfshirjes në këtë program", theksoi ajo Vizat, sipas saj, janë "një problem i thellë politik" dhe e bëjnë më të prekshme dhe më të afërt perspektivën evropiane të B.E.

Deutsche Welle : Zonja Kopa një hap i rëndësishëm por i cunguar heqja e regjimit të vizave për tre vendet e Ballkanit perëndimor. Cila ishte fryma e diskutimit në Parlamentin Evropian?

Marilena Kopa : Ishte në vetvete një hap shumë i rëndësishëm, pasi për vite me radhë Europarlamenti thotë se popujt e rajonit të Ballkanit perëndimor duhet të kenë mundësinë të udhëtojnë, të vijnë në kontakt me popujt e Bashkimit Evropian. Është diçka që do t'i ndihmojë në rrugëtimin e tyre evropian. Por hapi është i cunguar, siç thatë, dhe shumë nga kolegët e theksuan në seancën e zhvilluar se përmban rrezikun e krijimit të vijave të reja ndarëse në Ballkan, përderisa le jashtë disa vende si Shqipëria dhe Bosnjë-Herxegovina.

Deutsche Welle : Pra mendoni se duhej bërë një propozim total? Sa i madh është rreziku i krijimit të vijave ndarëse që thatë?

Marilena Kopa : Ne e kuptojmë është edhe çështje teknike. Vendet në fjalë ndoshta nuk plotësojnë disa premisa, disa kritere të natyrës organike, teknike, ose pasaportat e tyre nuk janë në nivelin e kërkuar. Megjithatë çështja është thellësisht politike. Mendojmë se duhej të jepej një mesazh pozitiv. Shpresojmë se kompletimi i procesit nuk do të vonojë. Popujt e Ballkanit, veçanërisht brezi i ri, duhet të vijë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin evropian, të punojnë më shumë për përspektivën evropiane. Është e vetmja mënyrë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Deutsche Welle : Pra e shikoni të afërt zgjidhjen totale të problemit, përfshi edhe Kosovën.

Marilena Kopa : Rishqyrtimi është caktuar për mesin e vitin 2010. Pra nuk do të vonojë. Është e drejta legjitime e Kosovarëve që të jenë pjesë e këtij procesi, të kësaj përpjekjeje të madhe përafrimi me familjen evropiane. Ndërkohë çështja e statusit duhet të zgjidhet me konsensus dhe me mënyrën që duhet të zgjidhet.

Deutsche Welle : Pavarësisht heqjes së regjimit të vizave, që ju e cilësoni një çështje të thellë politike, ekziston ndjesia se vendet e Ballkanit perëndimor do të presin për shumë kohë akoma në paradhomën e integrimit evropian.

Marilena Kopa : Pikërisht këtë duam të luftojmë. Ballkani perëndimor është një ishull i vogël jashtë Bashikimit Evropian. Duhet të veprojmë pa vonesë. Çështja e Turqisë kërkon më shumë kohë. Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre, por edhe BE duhet të ndërmarrë një “hap më bujar” që të përparojë integrimi i tyre. Është në të mirën e vetë familjes evropiane.

Autor : Niko Anagnosti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JmVL
  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JmVL