1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rrezik i shpërthimit rajonal të dhunës - Në plan afatgjatë Hamasi nuk mund të mundet me veprime luftarake

Prej disa ditësh Izraeli po bombardon objektiva të ndryshme në Rripin e Gazës. Numri i të vrarëve po rritet dhe bota arabe është e tronditur dhe e shqetësuar. A mund të mundet Hamasi vërtet në një mënyrë të tillë?

default

Edhe të hënën kanë vazhduar sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Fajin kryesor për përshkallëzimin e tanishëm të gjendjes në Gazë e ka pa mëdyshje Hamasi. Me shfuqizimin e njëanshëm të armëpushimit dhe me goditjet e territoritoreve të banuara izraelite me raketa, Hamasi jo vetëm i mori me ndërgjegje në konsideratë goditjet ushtarake të palës kundërshtare. Ai i provokoi ato megjithë paralajmërimet - edhe pse momenti dhe përmasat e valës së parë të sulmeve ishin surprizuese.

S'ka pikë dyshimi se Izraeli ka të drejtë që të mbrohet ndaj goditjeve të dhunshme mbi qytetarët e tij. Po ashtu prej Izraelit nuk mund të presësh që të jetë i kujdesshëm ndaj anëtarëve të një lëvizjeje, shumica e anëtarëve të së cilës vazhdon ta refuzojë të drejtën për ekzistencë të shtetit hebre dhe e lufton atë me dhunë. Por çdo shtet demokratik duhet të dallohet qartësisht prej kundërshtarësh të tillë, duke mbrojtur gjatë aksioneve ushtarake me sa më shumë që të jetë e mundur popullsinë civile. Por njoftimet e mediave ndërkombëtare dhe pamjet televizive të bëjnë të dyshosh në lidhje me proporcionalizmin e mjeteve. Në Rripin e Gazës i cili është mjaft i populluar, është tepër e vështirë që t'i mbrosh të pafajshmit, sepse Hamasi për vetëmbrojtje i ka ngritur qendrat e veta të komadës në territore të banuara. Po sa seriozisht bëhen përpjekje për këtë? Dhe me sa seriozitet i gjykon Izraeli mundësitë që operacioni i tij ushtarak të jetë i sukseshëm.

Gaza Angriff Israel

Një burrë mban të hënën fëmijën e plagosur pas një sulmi në Beit Lahiya

Parë me kujdes Izraeli vetëm mund të humbasë. Me çdo ditë dhune në vendet arabe do të rritet zemërimi për gjakderdhjen dhe do të dobësohen ata që angazhohen për një barazim historik me Izraelin. Në rastin më të keq kërcënon një përhapje dhune që nuk mund të kontrollohet më.

Milicia libaneze e Hisbollahut i ka vënë në alarm luftëtarët e vet dhe Irani ka shprehur solidaritetin e vet të pakufizuar. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta pranojë vdekjen e gjithnjë e më shumë njerëzve dhe rrezikun e një shpërthimi rajonal dhune në Lindjen e Mesme - ajo duhet të bëjë gjithçka që t'i detyrojë palët energjikisht për një armëpushim të menjëhershëm.

Hamas Sicherheitstrupp

Trupa të sigurisë të Hamasit

Gjithësesi për një gjë Izraeli nuk ka pse të ketë iluzione: Hamasi do të vazhdojë të mbetet i rrezikshëm edhe në rast se përkohësisht do të dobësohej. Prej zhvillimeve të tanishme Hamasi madje forcohet moralisht dhe mbledh pikë plus në Jordanin Perëndimor. Humbjet në personel dhe infrastrukturë, madje një përfundim të dhunshëm të sudimit të tij në Rripin e Gazës – të gjitha këto Hamasi mund ose do të mundte t'i përballonte mjaft mirë, të paktën në perspektivë afatgjatë. E vetmja gjë që mund ta rrezikonte, do të ishin lehtësime të ndjeshme për popullsinë palestineze dhe një zgjidhje e konfliktit në Lindjen e Mesme e pranueshme për të gjithë.


DW.COM

  • Data 29.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GOhU
  • Data 29.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GOhU