1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rrezik epidemish pas përmbytjeve në Ballkan

Pas përmbytjeve katastrofale në Ballkan, rritet rreziku i epidemive, dhe ai minave që shpërndara nga masat e ujit. Numri i viktimave është rritur në 47 vetë. Ndërkohë në rajon ka mbërritur ndihma ndërkombëtare.

Gjendja në zonat e përmbytura në Ballkan mbetet e rrezikshme, ndërkohë që numri i viktimave në rajonet e prekura, si Serbia, Bosnja, Kroacia është rritur në 47 vetë. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e epidemive në zonat e përmbytura. Me rritjen e temperaturave do të ketë rreziqe të tjera po qe se nuk pastrohen menjëherë zonat, u shprehën autoritetet.

Ndërkohë që në Serbi pritet një valë e re përmbytjeje, në rajonet e tjera masat e ujit janë tërhequr. Në Bosnje janë prekur më shumë se një e treta e popullsisë nga vërshimet, ndërkohë që një milionë vetë nuk përdorin dot ujin e pijshëm, bëri të ditur ministri i Jashtëm i vendit, Zlatko Lagumdzija. "Dëmet janë të jashtëzakonshme" tha Lagumdzija. Ndryshimi i vetëm me luftën në vitet 90-të është se nuk ka ka shumë viktima. Ndërkohë 100.000 vëtë janë evakuuar.

Rreziku i minave

Një rrezik tjetër në Bosnje-Hercegovinë është edhe ai i minave. Sipas një eksperteje ky vend e ka injoruar për një kohë të gjatë këtë rrezik. Alma al Osta nga organizata "Handicap International" në intervistë me agjencinë e lajmeve, dpa u shpreh se që në përmbytjet e vitit 2010 minat "shëtitëse" me masat e ujit përbënin një rrezik akut. Por ky fenomen nuk u pa si një rrezik, dhe askush nuk kishte menduar se do të ndodhte një katastrofë e tillë. Prioritetet u vendosën ndryshe. Ky problem u harrua, dhe tani ja ku u rikthye."

Flut und Überschwemmung Serbien Obrenovac 18.05.2014

Gjithkund përmbytje dhe dëme të jashtëzakonshme

Ndihma ndërkombëtare për rajonet e përmbytura

Ndërsa në Serbi, ku 600.000 vetë janë prekur nga përmbytjet, dhe 250.000 të tjerë janë evakuuar, gjendja mbetet e nderë për shkak të rritjes së nivelit të lumit Sava. Në natën duke u gdhirë e marta është pritur një valë e re përmbytjeje. Në Beograd vullnetarët dhe forca të ushtrisë u përpoqën në një garë me kohën të shpërndanin thasë rëre përgjatë Savës, që bashkohet në këtë pikë me Danubin. 300.000 thasë rëre u shpërndanë në vendet e rrezikuara. Për kryetarin e bashkisë së Beogradit, Sinisa Mali "gjendja është nën kontroll". Shqetësim për autoritetet serbe përbën centrali i energjisë Nikola Tesla në afërsi të qytetit të përmbytur, Obrenovaç. Ky central furnizon gjysmën e Serbisë me energji elektrike.

Ndërkohë ka mbërritur edhe ndihma ndërkombëtare, ndër to skuadra nga Rusia, SHBA dhe BE. Më shumë se 400 specialistë nga BE janë në terren, bëri të ditur komisionnerja e BE-së në Bruksel, Kristalina Georgieva. Ministria amerikane e Mbrojtjesë bëri të ditur dërgimin e 26 tonëve ndihma,ndër to thasë rërë, naftë, dhe aparate për pastrimin e ujit. Pëmbytjet në Ballkan konsiderohen si përmbytjet e shekullit.