1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rregulla të reja transparence për të ardhurat e deputetëve?

Në Gjermani po debatohet lidhur me transparencën e të ardhurave të deputetëve. Shkak u bë kandidati socialdemokrat për kancelar, Steinbrück, i cili fiton shumë të ardhura shtesë. Pozicionet e partive janë të ndryshme.

Peer Steinbrück , kandidat për kancelar i socialdemokratëve

Peer Steinbrück , kandidat për kancelar i socialdemokratëve

Arritja e një marrëveshjeje të shpejtë për ashpërsimin e rregullave të transparencës për të ardhurat shtesë të deputetëve, e cila u inicua pas debateve që shpërthyen për të ardhurat e kandidatit për kancelar të Partisë Socialdemokrate, Peer Steinbrück është ende në pikëpyetje.

Drejtori ekzekutiv i fraksionin parlamentar të Unionit kristiandemokrat dhe kristiansocial,  Grosse-Brömer i tha ditën e premte gazetës "Süddeutsche Zeitung" se "të gjitha fraksionet janë të gatshme për të rritur transparencën mbi të ardhurat shtesë. Por, kryetari i fraksionit të liberalëve demokratë (FDP) Rainer Brüderle doli në emisionin e mëngjesit të ZDF dhe foli për frenimin e këtij procesi.

Ashpërsim i rregullave të transparencës për të ardhurat

Rainer Brüderle, shefi i grupit parlamentar të liberalëve gjermanë

Rainer Brüderle, shefi i grupit parlamentar të liberalëve gjermanë

Aktualisht deputetët nuk kanë nevojë të japin të dhëna të hollësishme për të ardhurat e tyre shtesë, por vetëm t`i fusin ato në tre nivele të ndryshme, deri në 3 500 euro, deri në 7000 euro dhe më shumë se 7 mijë euro. Steinbrück ka mbajtur legjislacionin aktual në më shumë se 80 fjalime në banka, sigurime dhe firma dhe ka marrë për to honoraret më të larta.

Grosse-Brömer, i Unionit kristiansocial- kristiandemokrat tha se fraksioni i tij ka përpiluar tashmë një propozim për të ashpërsuar rregullat e transparencës. Ato parashikojnë "të paktën gjashtë shkallë nivelimi", shkalla më e lartë të përfshijë të ardhurat gjashtëshifrore. Tani janë duke u zhvilluar bisedime për detajet e rregullave të reja.

Kryetari i fraksionit të demokratëve të lirë, Brüderle bëri thirrje për ndryshime më të mëdha. "Ne na duhet një parlament që të pasqyrojë strukturën e popullsisë dhe jo një parlament i përbërë nga funksionarë me të ardhura të larta të sindikatave apo me punonjës shtetëror të dalë në pension," tha Brüderle. Në të duhet të marrin pjesë edhe njerëz me profesione të lira dhe njerëz të pavarur, përndryshe do të kemi një parlament që rrezikon "të largohet gjithnjë e më shumë nga njerëzit".

Të gjelbërit kërkojnë dhjetë nivele

Foto simbolike për deklarimin e të ardhurave

Foto simbolike për deklarimin e të ardhurave

Kurse Të gjelbërit dhe Të majtët kërkojnë zgjidhje më të përgjithshme. Drejtori ekzekutiv i fraksionit parlamentar të Të gjelbërve, Volker Beck, i tha gazetës «Rheinischen Post»: «Publikimi i të ardhurave shtesë duhet të bëhet në të ardhmen në dhjetë shkallë, në mënyrë që të përfshijë edhe honoraret e larta.» Koalicioni refuzon reformimin e rregullave për deklarimin e të ardhurave shtesë. Kryetarja e partisë E majta, Katja Kipping kërkoi një kodeks sjelljeje për politikanët e lartë. «Në të duhet të bëjë pjesë transparenca për të gjitha të ardhurat si dhe të gjitha privilegjet". Përveç kësaj edhe dhurimet e hapura dhe të fshehura që ekonomia private i bën deputetëve.

Fraksionet opozitare kanë përkrahjen e organizatës anti- korrupsion Transparency International. Drejtori ekzekutiv i organizatës Christian Humborg, i tha Spiegel Online, se të nevojshme janë "deklarimi i të gjitha të ardhurave, nga të gjithë deputetët".