1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rregulla të reja ndërkombëtare për internetin?

Marrëdhëniet gjermano-amerikane janë rënduar për shkak të spiunimit të të dhënave të komunikimit të miliona qytetarëve gjermanë nga shërbimi sekret amerikan NSA.

Kërkim faljeje për aferën e NSA-së Berlinit do t'i duhet të presë më kot. Tani për të përmirësuar përsëri marrëdhëniet me SHBA është thirrur në jetë një i ashtuquajtur "cyber-dialog". Gjermanët kërkojnë standarde universale edhe për internetin.

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier (SPD) kërkon si rezultat i aferës me shërbimin sekret amerikan NSA rregulla të reja ndërkombëtare loje për internetin.

Frank-Walter Steinmeier

Frank-Walter Steinmeier

Në fillin të raundit të ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Steinmeier vuri në dukje në Berlin shqetësimet në rritje rreth një kontrolli të plotë të rrjetit të internetit dhe të të dhënave në mbarë botën nga ana e shteteve dhe koncerneve. Këshilltari i presidentit të SHBA-së John Podesta premtoi se qeveria amerikane do ta respektojë të drejtën e privatësisë edhe për qytetarët jo-amerikanë.

Sqarimi i mosmarrëveshjeve

Steinmeier dhe Podesta diskutuan me njëri-tjetrin në hapje të "cyber-dialogut" për të cilin dy qeveritë kishin rënë dakord këtë pranverë si rezultat i aferës NSA. Marrëdhëniet gjermano-amerikane janë rënduar për shkak të spiunimit të të dhënave të komunikimit të miliona qytetarëve gjermanë nga shërbimi sekret amerikan NSA. NSA-ja ka përgjuar për vite me radhë edhe telefonin celular të kancelares gjermane Angela Merkel. "Cyber-dialogu" pritet të ndihmojë për sqarimin e mosmarrëveshjeve.

Steinmeier mit Podesta Cyber-Dialog 27.06.2014 Berlin

John Podesta

Steinmeier tha se SHBA dhe Evropa kanë "vlera të përbashkëta". Çështjet e sigurisë dhe e drejta për sferë private duhet të balancohen me kujdes. Sa më i rëndësishëm bëhet interneti, aq më e madhe bëhet nevojë për rregulla. "Të dhënat janë pushtet. Dhe pushteti duhet t'u nënshtrohet rregullave." tha Steinmeier duke shtuar në adresë të SHBA-së: "Unë besoj se besimi mund të rifitohet vetëm në qoftë se ne jetojmë besueshëm sipas rregullave tona."

Premtime nga SHBA-ja

Këshilltari i presidentit të SHBA-së, Barak Obama, John Podesta siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e respektojnë sferën private. "Pavarësisht nga kombësia ajo që vlen është se SHBA nuk merret me spiunimin e qytetarëve tëe thjeshtë, që nuk

përbëjnë kërcënim për vendet e tyre.» SHBA ka premtuar kohët e fundit se në të ardhmen do t'u garantojë edhe qytetarëve të BE-së mundësinë e padisë në gjykatë për të mbrojtur privatësinë e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Podesta u takua gjatë vizitës së tij në Berlin edhe me ministrin e Brendshëm Thomas de Maiziere. Politikani i CDU-së tha pas takimit: "Ne kemi nevojë që të zhvillojmë instrumente të reja shtesë për të mbrojtur të drejtat e jetës private të qytetarëve tanë." Për këtë nevojiten "standarde globale". E njëjta gjë vlen edhe për shkëmbimin e të dhënave në mes të policisë dhe organeve të gjyqësorit.