1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rregulla të ashpra por efektivë - Kamp riedukimi për të rinjtë në Francë

Në Gjermani ka kohë që debatohet për kampe riedukimi për të rinj që kanë kryer akte kriminale. Në Francë ka mbi 5 vite që ekzistojnë institucionë tqë tilla - si për shembull pranë Le Mans, në perëndim të Francës.

Të rinj të dënuar punojnë në një punishte me dru, Gjermani

Të rinj të dënuar punojnë në një punishte me dru, Gjermani

Qendra e edukimit në La Rouvelière, në rrethin e Pays de la Loire, ndodhet e fshehur në pyll, rreth 20 km larg Le Mans. Gardhet e lyera bojë jeshile janë rreth 2 metra e gjysmë të larta. Në anën e djathtë të ndërtesës ndodhet një fushë sporti. Kudo janë instaluar kamera vëzhgimi.

11 të rinj nga mosha 16 në 18 vjeç ndodhen aktualisht në La Rouvelière. Ata kanë kryer të gjithë akte kriminale si vjedhje apo përdhunim.

La Rouvelière apo „Centre Educatif Fermé", shkurt CEF, është një qendër e mbyllur riedukimi. Qeveria franceze ka krijuar qysh prej vitit 2003 mbi 33 qendra të tilla për të rinj kriminelë si alternativë ndaj burgut për minorenë. Por ky projekt u kritikua nga opinioni publik si i pamjaftueshëm. Sidomos mungesa e personelit të kualifikuar dhe moskëshillimi i të rinjve pas daljes nga këto qendra, ishin pikat kryesore të kritikave. Megjithaë, qeveria franceze ka vendosur të hapë deri në vitin 2009 47 qendra të tjera riedukimi me rreth 600 vende.

Të rinjtë që kanë kryer vazhdimisht akte kriminale dërgohen për 6 muaj në CEF. Ky qëndrim mund të zgjatet në 6 muaj të tjerë, në rast se gjyqi merr një vendim të tillë. Pas dy muajsh gjatë të cilëve të rinjtë nuk lejohen të dalin, ata kanë mundësinë të vizitojnë familjet gjatë fundjavave dhe të bëjnë një praktikë apo të riarsimohen: "Ka fëmijë që nuk e dinë se si është të zgjohesh herët në mëngjes dhe të flesh herët në mbrëmje. Oraret janë shumë të rëndësishme për ne."

Kështu Mustapha Labzaé, i cili është përgjgjës për disiplinën e hekurt në La Rouvelière qysh prej vitit 2005. Në orën 7 të mëngjesit vjen drejtori, pikërisht në orën që zgjohen të rinjtë. 11 edukatorë dhe pedagogë këshillojnë dhe kujdesen për riedukimin shkollor dhe për ofertat sportive, për punënë në garaxh me makinat dhe përkëshillimin psikologjik. Të rinjtë duhet të kujdesen vetëm për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qendrës së tyre. Para, telefona celularë dhe kasetofonë janë të ndaluar. Edukatorët ndajnë katër herë në ditë cigare. Një herë në javë, të rinjtë mund të zhvillojnë një telefontaë pesëminutëshe me prindërit.

Ka të rinj që i pranojnë pa probleme rregullat. Julien thotë: "Unë e di se qendra e edukimit është një alternativë më e mirë se burgu. Kalojmë 6 muaj këtu me opcionin për të gjetur një vend pune apo për të bërë një praktikë diku. Këtu nuk është si në burg, ku rri e pret vetëm të kaoljë koha, që të dalësh që atje."

Duket sikur rregullat e qendrës së riedukimit funksionojnë. Sipas ministrisë së brendshme franceze, 62 përqind e të rinjve që ndodhen në qendra të tilla, nuk kryejnë më akte kriminale kur dalin që atje. Një ditë në një qendër të tillë kushton rreth 600 euro. Një çmim që për ata që i vlerësojnë këto qendra, theskohen si investim i duhur ndërkohë që skepktikët e vlerësojnë atë si shpenzim të panevojshëm. Por qëllimiet e mira të Julienit, i japin plotësisht të drejtë atyre që i mbështesin qendra të tilla riedukimi: "Unë dua të punoj si shitës - ndoshta si shitës ndërtesash apo si shitës makinash. Dua të shes me çmimin më të mirë, të flas me njerëzit, më pëlqen. Unë po bëj tani maturën dhe po specializohem në sektorin e shitjes dhe tregtisë."

  • Data 28.01.2008
  • Autor Renate Krieger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyeL
  • Data 28.01.2008
  • Autor Renate Krieger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyeL