1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rrëzimi i Çausheskut - kthesa politike në Rumani 20 vjet më parë

Nga të gjitha vendet e dikurshme të ish-bllokut sovjetik në Evropën e Mesme dhe Juglindore Rumania ka një histori postkomuniste me shumë peripecira. Dhe përmbysja e diktaturës në Rumani u bë me dhunë dhe gjakderdhje.

Diktatori rumun Çaushesku -udhëheqës komunist që u ekzekutua më 1989

Diktatori rumun Çaushesku -udhëheqës komunist që u ekzekutua më 1989

Bukuresht, 21 dhjetor i vitit 1989. Nikolai Çaushesku mban fjalimin e tij të fundit. Diktatori fishkëllehet, i pafuqishëm ai provon të mbaj masën nën kontroll.

Çaushesku: "Alo! Alo"!

Ky ishte sinjali përfundimtar për rrëzimin e diktaturës në ditën e ardhshme. Por është edhe fillimi i ngjarjeve të cilat edhe pas kaq shumë vitesh nuk janë sqaruar plotësisht.

Pas 22 dhjetorit 1989. Diktatori është përmbysur praktikisht, por luftimet mes ushtrisë dhe të ashtuquajturëve terroristë vazhdojnë ende në rrugë. Të fundit mendohet të kenë qenë luftëtarë besnikë të Çauesheskut, anëtarë të shërbimit të fshehtë 'Securitate'. Shumë shpejt vendin e mbërthen konfuzioni, ushtarët qëllojnë ndaj civilëve dhe vriten me njëri-tjetrin, si pasojë humbin jetën rreth një mijë njerëz. Siç duket luftimet janë inskenuar për të legjitimuar ardhjen në pushtet të presidentit të ardhshëm të vendit, Ion Iliescu - të paktën kështu besojnë shumë rumunë. Në masë të madhe kjo temë është interesante ende për opinionin publik rumun. Kjo për faktin se edhe pas 20 vitesh shumica e përgjegjësve për vrasjet nuk janë identifikuar dhe dërguar para drejtësisë.

"Dokrra! Akuzat e tillë janë pjesë e çoroditjeve të shumta të disputëve tanë politikë",

shprehet burri, të cilin shumë e konsiderojnë si fajtorin kryesor për tragjedinë e dhjetorit 1989: Ion Iliesku, ish-nxënës i Çausheskut, pas vitit 1989 tri herë president në Rumaninë e re. A e ka inskenuar ai histerinë e terroriristëve? Vetë Iliesku e sheh veten si viktimë të atyre, që ai i quan terroristë.

"Konfuzioni i shkaktuar me qëllim kishte një karakter terrorist dhe ai duhej të parandalonte vendosjen e pushtetit të ri".

Iliesku e quan të drejtë edhe procesin e fshehtë kundër Nikola dhe Elena Çauesheskut para një gjykate ad-hoc ushtarake. Më 25 dhjetor 1989, në një proces që nuk zgjati më pak se dy orë çifti Çaushesku u dënua me vdekje dhe ekzekutua. Procedura gjyqësore ishte një farsë juridike. Iliesku reagon sërish i indinjuar:

"Çdo orë që ne prisnim ekzekutimin vdisnin njerëz të tjerë. Ne kemi vepruar në bazë të ligjeve të Çausheskut dhe ato parashihnin dënimin me vdekje".

Njëri prej atyre që sot ka të drejtën morale për të dënuar regjimin e Çausheskut është Radu Filipesku, i cili në vitet e 80-të ka qenë tre vjet në burg, për shkak se kishte shpërndarë fletë-volante kundër diktaturës së Çauesheskut. Megjithatë kohën e Çausheskut dhe kthesën poltike në Rumani 53 vjeçari Filipesku nuk e kujton i mbushur me urrejtje, por me gjakftohtësi.

"Ka qenë pak e pritshme që ne menjëherë të fitojmë një demokraci të ekuilibruar. Në spektrin politik nuk kishte partnerë dhe asnjë parti të fortë, partitë po vëzhgoheshin dhe në to kishte vazhdimësi të regjimit. Por pas 20 vitesh, Rumania ka arritur megjithë pengesat dhe dështimet qëllimet kryesore: anëtarësimin në Nato dhe Bashkimin Evropian. Ne nuk jemi në gjendje të lakmueshme ekonomike, por megjithatë ne mund të jemi të kënaqur me këto që i kemi në Rumani".

Por të kënaqur nuk mund të jenë edhe të afërmit e viktimave të ditëve të dhjetorit 1989. Në mesin e tyre është edhe Anghel Cioran, tani në moshë 82 vjeçare, fizikan në pension. Djali i tij Gabrieli është vrarë në ditën e parë të krishtlindjeve të vitit 1989, nga ushtarët e një njësie ushtarake, para ndërtesës së radios shtetërore në Bukuresht. Rrethanat se si ka ndodhur vrasja janë ende të paqarta për Ciorianin dhe gruan e tij. Kur u vra, djali i tyre i vetëm ishte në moshë 31 vjeçare.

"... Ne nuk duam hakmarrje. Iliesku vetëm duhet të jetë në gjendje të thotë se ka bërë një gabim. Të rinjtë, të cilët kishin dalë në rrugë nuk e kishin menduar se do të qëllohen. Ata ishin të pafajshëm dhe kanë vdekur kot".

Autor: Keno Verseck/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 21.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LA8Y
  • Data 21.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LA8Y