1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rrëmbimet si model biznesi

Zyrtarisht qeveritë e vendeve perëndimore nuk pranojnë që në thelb u kanë paguar para organizatave terroriste për lirimin e pengjeve.

Steven Sotloff është në duart e grupit terrorist "Shtetit Islamik" (IS). Në një video të hedhur nga IS-i në internet ku shihet se si i pritet koka fotografit amerikan James Foley, duket edhe gazetari amerikan i rrëmbyer në vitin 2013 në Siri Steven Sotloff. Ekstremistët sunitë kërcënojnë edhe me vrasjen e tij nëse bombardimet e Shteteve të Bashkuara nuk kundër IS-it në Irakun verior nuk ndërpriten. Shërbimi Sekret FBI supozon se pamjet janë të vërteta.

Para për lirimin e pengjeve

Sipas njoftimeve të mediave terroristët kanë kërkuar 100 milionë euro para për lirimin e gazetarëve të rrëmbyer. Por SHBA i ka hedhur poshtë këto kërkesa. Shtetet e Bashkuara në parim nuk paguajnë para për lirimin e qytetarëve të tyre të rrëmbyer. Edhe Britania e Madhe i kundërshton kategorikisht marrëveshje të tilla me grupet radikale. Qeveria gjermane deklaron rregullisht, se nuk lejon t'i bëhen shantazhe dhe nuk paguar para si shpërblim.

Por sipas njoftimeve të mediave ka pasur shumë raste që shtetet perëndimore kanë paguar para për lirimin e qytetarëve të tyre të rrëmbyer. Kështu Gjermania ka paguar në vitin 2005 më tepër 10 milionë dollarë për dy gjermanë të rrëmbyer në Irak. Dhe sipas gazetës "Le Monde" Shërbimi Sekret Francez ka paguar më tepër se 20 milionë dollarë për lirimin e katër francezëve të rrëmyber.

Zyrtarisht qeveritë e vendeve në fjalë nuk e pranojnë që në thelb u kanë paguar para organizatave terroriste - që të nxisin për rrëmbime të mëtejshme.

Financimi i grupeve terroriste përmes rrëmbimeve

Paratë që marrin grupet terroriste si Al-Qaida, "Shteti Islamik" apo Boko Haram përmes rrëmbimeve përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash. Ata i përdorin këto para për të financuar luftën e tyre të armatosur. Sipas vlerësimeve të "New York Times" Al-Kaida që nga viti 2008 ka mbledhur për shembull të paktën 125 milionë dollarë prej rasteve të rrëmbimeve. Shumica e parave kanë qenë nga vendet evropiane. Vetëm vitin e kaluar janë paguar 66 milionë dollartë. Sipas vlerësimeve të Ministrisë amerikane të Financave shuma e parave të paguara nga Evropa në periudhën 2008-2013 për lirimin e pengjeve të grupeve terroriste islamike, shkon në 165 milionë dollarë.

Por pengjet përdoren edhe për të bërë presion politik. Kështu p.sh. Turqia nuk merr pjesë në goditjet ajrore të SHBA-së ndaj IS-it, sepse që prej muajit qershor xhihadistët kanë marrë peng 49 qytetarë turq. Sipas informacioneve të "Spiegel Online" në duart e terroristëve të IS-it janë aktualisht 30 deri në 40 evropianë dhe amerikanë.