1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rrëmbehet një shtetas gjerman në Afganistan

Në Afganistan është rrëmbyer një shtetas gjerman. Sipas të dhënave të ndryshme bëhet fjalë për një 42 vjeçar i cili është martuar me një grua afgane. Rasti ndërkohë është konfirmuar edhe nga autoritetet afgane.

Gjermani është kidnapuar në afërsi të Heratit

Gjermani është kidnapuar në afërsi të Heratit

Gjermani është zhdukur që nga e diela mbrëma në provincën afgano-perëndimore Herat, e cila shtrihet në kufi me Iranin. Sipas të dhënave të Organizatës Humanitare 'Helmetgjelbëritë' bëhet fjalë për një 42 vjeçar nga Bavaria. Që prej vitit 2003 ai po jetonte në kryeqytetin e provincës afgane me emër të njëjtë, Herat. Ai ka atje një punishte zdrukëthtarie, është i martuar me një grua afgane me të cilën ka edhe një fëmijë. Sipas të dhënave të shefit të Helmetgjelbërve Rupert Nojdek (Rupert Neudeck) ka kohë që bavarezi nuk po punonte më për organizatën humanitare në Afganistan. Shefi i policisë së Heratit, gjenerali Mohamed Xhuma Asim ( Mohammed Dschuma Asim ) ka konfirmuar se është zhdukur një gjerman i cili në rajon njihet me emrin mysliman Abdul Rrahman. Sipas të dhënave të gjeneralit myslimani gjerman është i martuar me një grua afgane e cila për të është ndarë nga burri i saj i parë afgan. Ndarjet e çifteve sipas ligjit janë të mundshme në Afganistanin konservativ por të papranueshme në shoqërinë afgane. Eshtë e mundur që pas tërë kësaj fshihet një dramë hakmarrëse familjare. Siç ka njoftuar më tej përmes një bisede telefonike gjenerali Asim, gjermani mysliman po kthehej të dielën në mbrëmje nga një fshat jashtë kryeqytetit Herat. Persona të panjohur të armatosur kanë ndaluar makinën dhe kanë nxjerrur jashtë gjermanin. Gruaja e tij dhe kunetëritë e tij afganë të cilët ndodheshin me të në makinë janë lënë të lirë nga rrëmbyesit. Afganistani ka përjetuar këtë vit një ngritje dramatike të rasteve të rrëmbimeve. Edhe shtetasit gjerman ishin disa herë viktima të këtyre rasteve. Posaçërisht dramatik ishte rasti i dy inxhinierëve Rydiger Diederih dhe Rudolf Bleshshmit ( Rüdiger Diederich dhe Rudolf Blechschmidt). Diederih nuk arriti të mbijetoj rrëmbimin. Bleshshmit u lirua pas 85 ditësh. Provinca Herat në perëndim të Afganistanit ku ka ndodhur rasti i fundit në krahasim me rajonin ku është kryer rrëmbimi i dy inxhinierëve konsiderohet i qetë dhe i sigurtë. Atje janë realizuar shumë projekte dhe për dallim nga kryeqyteti Kabul në Herat ka pothuajse tërë kohën rrymë.
  • Data 17.12.2007
  • Autor Petersmann, Sandra / Neu Delhi (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccuy
  • Data 17.12.2007
  • Autor Petersmann, Sandra / Neu Delhi (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccuy