1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030310 Timoschenko Ukraine

4 Mars 2010

Kryeminstrja e Ukrainës, Timoshenko nuk arriti të marrë votëbesimin e parlamentit të Kievit, më 3 mars. Prandaj asaj i duhet të japë dorëheqjen. Votimi ishte kërkuar nga partia e presidentit të ri Janukovic.

https://p.dw.com/p/MJKp
Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, me 3 mars para parlamentit në KievFotografi: AP

Të mërkurën pasdite mori fund përkohësisht një luftë e gjatë për pushtet. Kryeministrja 49 vjeçare, me gërshetat e verdha të lidhura tradicionalisht si kurorë, jo vetëm që nuk arriti të merrte votat e idhtarëve të Janukoviçit, por nuk arriti të merrte as të gjitha votat e partisë së saj, sepse shtatë vetë ishin kundër saj.

Në fjalimin e mbajtur para zhvillimit të votimit, në Rada (parlamenti ukrainas), ajo u përpoq edhe një herë të shpëtonte koalicionin qeveritar. Ajo tha se kabineti i saj e shpëtoi vendin nga shkatërrimi financiar dhe siguroi pavarësinë e Ukrainës.

Sipas kushtetutës ukrainase, qeveria duhet të japë tani dorëheqjen, megjithëse do të duhet të vazhdojë punën deri në krijimin e kabinetit të ri. Në këtë mënyrë duhet të pengohet krijimi i vakumit të pushtetit.

Ukraine Julia Timoschenko in Kiew Pressekonferenz
Yulia TymoshenkoFotografi: AP

Por kryeministrja Julia Timoshenko njoftoi para zhvillimit të votimit se ministrat e saj nuk do të jenë në dispozicion në periudhën kalimtare: „Nëse sot votohet për largimin e qeverisë, atëherë qëveria do të largohet menjëherë nga zyra. Në të njëjtën minutë, forca jonë politike do të kalojë në opozitë dhe do të formojë në opozitë një ekip të bashkuar demokratik. Unë do të doja që kushdo, që më dëgjon tani, ta dijë se ne do ta mbrojmë vendin nga sëmundja e re, që ka rënë mes nesh.“

Nuk dihet me siguri, nëse vërtet puna do të vijë deri këtu, disa ministra kanë deklaruar ndërkohë se vetëkuptohet, që ata do të zbatojnë detyrimet.

Rezultati i votimit nuk erdhi papritur, sepse ditën e martë më 2 mars, zëdhënësi i parlamentit Litvin njoftoi dhënien fund të koalicionit qeveritar.

Ukraine Viktor Janukowitsch als Präsident im Amt‎ Kiew
Presidenti i sapozgjedhur Janukoviç në parlamentFotografi: AP

Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Janukovic ka tani 30 ditë kohë për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar. Nëse nuk ndodh kështu, sipas kushtetutës Presidenti mund të shpërbëjë parlamentin dhe të kërkojë zgjedhje të reja.

Qeveria e re ka përpara detyra të vështira. Asaj do i duhet ta nxjerrë Ukrainën nga kriza më e rëndë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Nikolai Asarov, një nga kandidatët e mundshëm për t'u bërë pasardhës i Timoshenkos, në fjalimin e tij lau hesapet me politikën e qeverisë së vjetër:

„Gjatë kësaj politike aventurekse sheti ra në krizën më të thellë ekonomike dhe sociale, që ka përjetuar Ukraina që prej 20 vjetësh. Të prekura janë të gjitha sektorët e jetës, ekonomia, financa, sektori social dhe politik. Sistemet e drejtimit janë shkatërruar. Arkat e shtetit janë zbrazur.“

Me mosdhënien e besimit, përfundon përkohësisht periudha e forcave të Revolucionit të Portokalltinjve, që luftuan më 2004 për një kthesë demokratike të Ukrainës. Gjatë zgjedhjeve presidenciale para një muaji, presidenti Jushçenko u hoq nga posti për shkak të mosmbajtjes së premtimeve për reforma, kurse Timoshenko humbi gjatë zgjedhjeve për balotazh, kundrejt Viktor Janukoviçit. Megjithëse vëzhguesit ndërkombëtare i quajtën zgjedhjet të lira dhe transparente, Timoshenko akuzoi rivalin, mashtrues zgjedhjesh. Ngritjen e akuzës në Gjykatën Administrative në Kiev, ajo e tërhoqi sërish duke thënë se gjykatësit nuk janë objektiv.

Autor:Heide Rasche/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica