1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rotacioni në Moskë - Konkluzionet e ekspertëve

Shpallja e parakoshhme kandidaturës së Putinit për president të Rusisë nuk i ka suprizuar vëzhguesit në Gjermani. Por ajo, që i befason ata, është gatishëmria e Medvedjevit të pranojë postin e kryeministrit.

default

Dimitri Medvedjev dhe Vladimir Putin

Kandidatura për president e Vladimir Putinit në kongresin e partisë ruse në pushtet "Rusia e Bashkuar" dhe shkëmbimi i posteve mes presidentit Dmitri Medvjedev me kryeministrin Putin nuk i befasoi ekspertët e Rusisë në Gjermani. "Unë tani kam fituar shumë baste në rrethet e mia shoqërore", u shpreh drejtuesi i Qendrës Berthold-Beitz, Alexander Rahr.

Sascha Tamm, drejtor i zyrës së Fondacionit Friedrich Naumann në Moskë, shprehet gjithashtu jo i suprizuar prej shpalljes së kandidaturës së Putinit për president në zgjedhjet e marsit 2012. Megjithatë ai është i befasuar nga gatishmëria, që shfaq Medvedvjevi për të pranuar të jetë kryeministër nën presidentin Putin. "Që ai paskëtaj vërtetë do të jetë kryeministër, këtë përpara disa javësh nuk e konsideroja të mundur", thekson Tamm.

NO FLASH Medwedew schlägt Putin für Präsidentenwahl vor

Kongresi i parisë "Rusia e Bashkuar"

"Fytyra e Medvedjevit ishte e trishtuar"

Profesor Eberhard Schneider nga grupi studimor Rusia/Bashkësia e Republikave të Pavarura pranë Fondacionit të Berlinit Shkenca dhe Politika, e konsideron si të mundshme, që vendimi për shkëmbimin e posteve është marrë tani vonë. Medvjedev shpesh herë ka deklaruar, se do të preferonte të kandidonte dhe se ka interes për këtë post. Schneider e ka ndjekur me shumë vëmendje transmetimin në televizion të deklaratës së Putinit: „Kur kamera u fokusua tek Medvedjevi, ai kishte një fytyrë mjaft të trishtuar. Atij i duhej ta mbante veten, që të mos i ridhnin lotët."

Vetëm për shkak të kufirit maksimal të dy mandateve, përcaktuar në kushtetutën ruse në vitin 2008, Putini bëri një pushim, mendon Alexander Rahr. Në të vërtetë ai si një kryeministër i fuqishëm ka vazhduar ta ruajë pushtetin në duart e tij: "Me personin Putin lidhte gjithçka në vend si oligarkët ashtu edhe strukturat e pushtetit. E përveç kësaj ai gëzon popullaritet më të madh se sa Medvedjevi.", për këtë është i bindur eksperti Rahr.

Perëndimi duhet ta pranojë Putinin

Për Sascha Tamm pas vendimit të Putinit për të marrë sërish drejtimin e vendit si president fshihet frika se Rusia në vitet e ardhshme do të përballet me kohë të vështira sociale dhe ekonomike.  "Ai do t'i mbajë vet frenat në dorë dhe të ketë dikë, të cilit në rast nevoje t'ia hedhë fajin. Ky do të ishte kryeministri", beson drejtuesi i zyrës së Fondacionit Friedrich-Naumann në Moskë.

Edhe nëse nga këndvështrimi perëndimor rotacioni i posteve kritikohet ashpër si veprim pa dinjitet dhe antidemokratik, shtetet perëndimore shumë shpejt do të duhet të ambjentohen me faktin, që "Putini është burri më i fuqishëm i Rusisë, me të cilin duhet të komunikojnë", thekson Alexander Rahr. Eberhard Schneider nga Fondacioni i Berlinit Shkenca dhe Politika shton duke iu referuar ndërmarrjeve ekonomike: "Firmat dhe koncernet e mëdha duan të vazhdojnë bizneset me Rusinë. Disa prej përfaqësuesve kryesorë të këtyre firmave thonë se 'Putinin e njohim dhe mund mbështetemi tek ai. Ai vepron dhe nëse biem dakord për diçka me të, ajo vihet në jetë." 

Russian President Dmitry Medvedev, right, and Prime Minister Vladimir Putin arrive to attend a United Russia party congress in Moscow on Saturday, Sept. 24, 2011. Russian President Dmitry Medvedev has proposed Vladimir Putin as presidential candidate for 2012, almost certainly guaranteeing Putin's return to office. Medvedev made the proposal Saturday in an address to a congress of United Russia, the pro-Kremlin party that dominates Russian politics. (Foto:Ivan Sekretarev/AP/dapd)

Rusia jo automatikisht autoritare

Si do të vazhdohet afatgjatë me duon Putin/Medvedjev? Alexander Rahr mendon se për Dmirti Medvedjev është parashikuar roli i princit politik trashëgimtar. "Nëse ai është një kryeministër i mirë nën presidentin Putin, do të ketë një shans që pas gjashtë vjetësh të bëhet sërish president." Ndërsa Eberhard Schneider nga grupi studimor Rusia/Bashkësia e Republikave të Pavarura mendon, se Putin do të mbajë postin në dy mandate gjithsej pra për dymbëdhjetë vjet: "Kjo do të thotë deri në vitin 2024, atëherë ai do të jetë 71 vjeç. Për mendimin tim Rusia në këtë periudhë do të katandisë në një fuqi të mesme.", beson Schneider.

Alexander Rahr nuk e përjashton mundësinë, që të vazhdojë kursi i modernizimit, që ka nisur Medvedjevi. Sipas tij, presidenti i tanishëm më vonë mund të ketë relativisht shumë pushtet si kryeministër. "Unë nuk besoj, që Putini do të jetë një president i plotfuqishëm, siç duan të besojnë disa", thotë drejtori i qendrës Berthold-Beitz. Edhe Sascha Tamm nga Fondacioni Friedrich-Naumann nuk mendon, se me kthimin e Putinit në presidencë automatikisht do të forcohet sistemi autoritar në Rusi. "Unë mendoj, se balanca ekzistuese e pushtetit do të mbetet kështu siç është. Por unë mund ta përfytyroj, që 'Rusia e Bashkuar" me Putinin si numri një do të fitojë më shumë vota se sa me Medvedjevin.“ Por pavarësisht nga kjo, rezultati i zgjedhjeve nuk do të  vendoset vetëm në kutitë e votimit.

Autor: V.Jurin/ M.Baranowska / V.Filaj-Ballvora

 Redaktoi: Angjelina Verbica