1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Rosa Luxemburg - Zëri kundër luftës i mbyllur në qeli

Mes entuziazmit për luftën dhe skepticizmit. Si e kanë përjetuar personalitete gjermane Luftën e I Botërore 100 vjet më parë? Rosa Luxemburg

Lufta e I Botërore ka vetëm pak javë që ka nisur, kur Rosa Luxemburg i shkruan një shoku belg, se lëvizja punëtore europiane nuk e ka parandaluar katastrofën: "Kapitullimi i Internacionales është sa i plotë, aq edhe tnmerrues!" Shumë socialistë tani janë pozicionuar në anën e kombeve të tyre - dhe po luftojnë kundër njëri-tjetrit. Pas fundit të kësaj lufte do të nisë larja e hesapeve ndaj këtyre "tradhëtive", parashikon Luxemburg duke vazdhuar: "Më shumë nuk mund të shkruaj, sepse në çdo çast mund të më gëlltisë burgu". Faktikisht perandoria zyrtare priste vetëm rastin për t'ia mbyllur gojën pacifistes së deklaruar, gazetares së njohur dhe socialistes me një retorikë të shkëlqyer. Prej vitesh Rosa Luxemburg paralajmëron hapur nga rreziku i luftës, kryesisht e bën këtë në kongreset e Internacionales Socialiste.

Rosa Luxemburg duke mbajtur fjalim në Shtutgart në vitin 1907

Rosa Luxemburg duke mbajtur fjalim në Shtutgart në vitin 1907

Ajo në të njëjtën kohë vazhdimisht kritikon militarizmin në vendin e saj, e pikërisht në pranverën e vitit 1914 ajo në mënyrë spektakolare gjendet në qendër të një procesi shpifjeje, sepse ka kritikuar me fjalë të ashpra keqtrajtimin e ushtarëve në ushtrinë gjermane. Ajo krijon sensibilitet në opinion dhe menjëherë pas kësaj njoftohet për mijëra raste të ngjashme ndaj ushtarëve. Për udhëheqjen ushtarake kjo është jashtëzakonisht jokomode, qarqet konservatore flasin për një "ofensivë të socialdemokracisë kundër ushtrisë sonë".

Megjithatë puna e Rosa Luxemburgs nuk ka sukses. Nis lufta dhe partia e saj socialdemokrate përfshihet në të: Kur partia në gusht 1914 miraton kreditë e luftës duke thyer kësisoj të "ashtuquajturin armëpushim politik", ajo indinjohet. Paskëtaj ajo angazhohet tërësisht për ta kritikuar këtë vendim dhe për të inciuar rezistencën kundër kursit të luftës. Në mars 1915 ajo arrestohet si kundërshtare e luftës nën akuzën për tradhëti ndaj atdheut, vetëm në vitin 1916 asaj i lejohen pesë muaj liri, për t'u rikthyer më pas sërish në burg.

Vetëm pas fundit të luftës më 8 nëntor 1918 ajo lirohet nga burgu. Tani për të ka ardhur vërtetë momenti, që të lajë hesapet me tradhëtarët e 1914. Ajo lufton kundër socialdemokratëve të vjetër për një republikë të këshillave dhe bashkë me Karl Liebknecht bëhet kryetare e partisë komuniste të sapo themeluar të Gjermanisë, KPD. Në janar 1919, vetëm dy muaj pasi është liruar nga burgu, në moshën 48 vjeçare ajo vritet prej oficerëve pramilitarë radikalë të djathtë. Me vrasjen e saj heshti zëri për një Gjermani socialiste.