1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rompuy i premton Jahjagës mbështetje në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Presidenti i Këshillit të BE, Hermann van Rompuy, përshëndeti sot marrëveshjet e fundit të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti i Këshillit të BE me presidenten e Kosovës Afitete Jahjaga

Presidenti i Këshillit të BE me presidenten e Kosovës Afitete Jahjaga

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai tha se: "Bashkimi Evropian është shumë i kënaqur me marrëveshjen e fundit për vulat doganore dhe kadastrat e Kosovës. Marrëveshja është një zgjidhje e vërtetë evropiane për disa çështje shumë të vështira. Në veçanti e rëndësishme është marrëveshja për dogana, sepse mundëson heqjen e embargos tregtare", theksoi van Rompuy duke shtuar se të gjitha vendet e BE-së, duke përfshirë edhe Kosovën, kanë një perspektivë evropiane.

Afitete Jahjaga

Presidentja Jahjaga tha se synimi kryesor i Kosovës është integrimi euroatlantik. Sa i përket ngurrimit të pesë vendeve të BE-së, që të njohin pavarësinë e Kosvës, ajo u shpreh: "Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vende të BE-së nuk do të ndikojë në mbetjen e saj jashtë axhendës evropiane. Pavarësia e Kosovës është një proces i arritur me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s", tha ajo.

Presidentja Jahjaga në Bruksel do të takohet edhe me krerët tjerë të BE-së dhe NATO-s: përfaqësuesen për politikë të Jashtme, Chaterine Ashton, komisionerin për Zgjerimin, Stefan Füle, kryetarin e Parlamentit Evropian, Jirzhi Buzek ,dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Autor: Agenturen/B Cani

Redaktoi: A Verbica