1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Romney para provës së madhe

Në garën për zgjedhen e kandidatit republikan për president ka patur lëvizje. Rezultati në Iowa u korrigjua në favor të Rick Santorum-it, Rick Perry hoqi dorë. Dhe përparësia e favoritit Mitt Romney nuk është e sigurt.

Kandidatët republikanë për president

Kandidatët republikanë për president

Pra Mitt Romney arriti një fitore të dyfishtë në Iowa dhe në New Hampshire. Ditën e enjte (19.01.2012) u bënë korrigjimet e parazgjedhjeve në Iowa. Sipas tyre zgjedhjet nuk i ka fituar Romney, por Rick Santorum, ish senatori i Pensilvanisë, i cili ka madje 34 vota më shumë. Megjithatë mungojnë rezultatet nga tetë zona votimi. Por edhe nëse ato vijnë, nuk llogariten më sepse rezultati është përfundimtar.

Për ndarjen faktive të votave, e cila është e rëndësishme për nominimin presidencial, ky ndryshim është shumë i madh. Por rezultati në Iowa ka peshë të madhe, kështu që Rick Santorum, i cili u fut në garë nga jashtë ndihet me të drejtë i mashtruar. Dhe për Mitt Romney-n, favoritin e deritanishëm në garën për kandidatët, situata paraqitet ndryshe nga ajo e fillimit, megjithë fitoren e qartë në New Hampshire.

Former Massachusetts Gov. Mitt Romney dhe Newt Gingrich në debat televiziv

Mitt Romney dhe Newt Gingrich në debat televiziv

Kandidati shumë i pasur në mbrojtje

Ditët e fundit Mitt Romney ka kaluar shpesh në mbrojtje. Kështu për shembull ai ka refuzuar deri tani të publikojë deklarimin e taksave. Pas presionit të madh ai tha se eventualisht do ta bëjë dhe sqaroi se shkalla e tatimit për të është rreth 15 përqind. Për krahasim, shkalla maksimale e tatimit të një të punësuari është 35 përqind. Romney i merr të ardhurat e tij kryesisht nga kapitalet, që taksohen pak. Shumë ai ka fituar edhe gjatë aktivitetit për Bain Capital, një firmë private Equity. Kjo nuk shihet mirë nga zgjedhësit.

Newt Gingrich, është një nga ata që e bllokon Romney-n. Në një debat të kandidatëve në televizionin konservator Sender Fox, Gingrich, ish zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, përsëriti akuzat e tij se Romney nuk ka punuar për hapjen e vendeve të punës kur ka punuar tek Bain Capital, por i ka shkatërruar ato.

Luftë me çdo mjet

Edhe ekipi i Romney-t godet mbrapsht. Në një konferencë telefonike me gazetarë ai thirri të flasin dy deputetë republikanë që e kanë përjetuar Gingrich-un në kohën kur ai punonte në Dhomën e Përfaqësuesve. Ish senatori Jim Talent deklaroi: "Zëdhënsi prezantohet si konservator i besueshëm, që prezanton grupimin tonë dhe partinë tonë, por ai nuk është i tillë, ai nuk është i besueshëm." Gingrich thotë gjëra që "nuk i përkasin lëvizjes konservatore". Dhe ish deputetja Susan Molinari deklaroi: "Unë mund ta përshkruaj mënyrën si punon ai si 'drejtim nëpërmjet kaosit'."

Idhtarë të Romney-it

Idhtarë të Romney-it

Newt Gingrich mund të bëhet vërtet i rrezikshëm për Romney-n në Karolinën e Jugut. Ish zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve konsiderohet si takticien mendjeprehtë.

Rick Perrry tërhiqet dhe mbështet Gingrich

Ditën e enjtë Rick Perry, guvernator i Teksasit, deklaroi se do të dalë nga fushata zgjedhore. Me rezultatet e dobta në Iowa, Perri arriti në vendin e pestë, megjithatë nuk mendonte të dolte. Por pas zhgënjimin në Karolinën e Jugut u shtuan zërat që e nxitën të heqë dorë. Ai u tërhoq dhe këshilloi idhtarët e tij që t`ia japin votat Newt Gingric. Ai është "një vizionar konservator, që kërkon të ndryshojë vendin".

E shtuna do të jetë plot emocione në Karolinën e Jugut. Në garë është krah Romney-it, Gingrich dhe Santorum Ron Paul, deputet i Teksasit, i cili mori në New Hampshire vendin e dytë.

Autorin: Christina Bergmann/ Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti