1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Romney e Ryan: Dueti harmonik në garën për president

Paul Ryan do të jetë krahu i djathtë i Romneyt në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe zëvendësi i tij në rast fitoreje. A rriten me Paul Ryan-in shanset për fitore të Romneyt?

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney ka vendosur të ketë si krah të djathtë, si zëvendës të tij në rast të fitores, deputetin e kongresit amerikan, Paul Ryan-in. Këtë e bëri të ditur televizioni NBC News dhe gazeta online "Huffington Post", duke u bazuar në njoftimet e qarqeve të shtabit zgjedhor të Romneyt. Paul Rayn, me origjinë nga Viskonsin shihet si një yll në ngritje në kampin e republikanëve.

Romney shpreson madje që popullariteti i Ryan-it t'i japë më shumë vota në garën për president sidomos tek zgjedhësit konservatorë. Po ashtu Romney, shpreson që të marrë shumë vota në Viskonsin, vendlindjen e Ryan-it, zonë që në zgjedhjet e kaluara ia dha votat Barack Obamës. Në kongresin amerikan, 42 vjeçari merret me çështjet e buxhetit, së fundmi ai ka kërkuar shkurtime në programet shtetërore të shëndetësisë për të varfërit dhe njerëzit e moshuar. Zyrtarisht, Romney e bën të njohur zëvendësin e tij gjatë një takimi zgjedhor në Virxhinia, ditën e shtunë.

Paul Ryan l

Paul Ryan

Atmosferë besimi

Në daljet e përbashkëta deri më tani, Romney dhe Ryan janë paraqitur me harmoni. Si nga ana profesionale, ashtu edhe private duket se atmosfera mes dy politikanëve republikanë është në formën e duhur. Kur të enjten, Romney deklaroi se kërkon të ketë si zëvendëspresident një njeri "me vizione për vendin, që të japë kontribut në diskursin politik për kursin e ardhshëm të vendit", shumë kolegë të partisë e kuptuan se shenjat ishin për zgjedhjen e Paul Ryan-it. Në fund të këtij muaji, Romney pritet të zgjidhet edhe zyratrisht në Tampa në Florida si sfidanti i presidentit amerikan, Barack Obama.

  • Data 11.08.2012
  • Autor AG/Lindita Arapi
  • Fjalët kyç romney, paul ryan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15nz5
  • Data 11.08.2012
  • Autor AG/Lindita Arapi
  • Fjalët kyç romney, paul ryan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15nz5