1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Romela Begaj do tё hapё parakalimin e sportistёve nё “Londёr 2012”

Në Lojërat Olimpike verore, “Londra 2012” qё fillojnё mё 27 korrik, nё ekipin olimpik tё Shqipёrisё, bёn pjesё edhe peshёngritёsja Romela Begaj, fituese e disa medaljeve nё aktivitete sportive ndёrkombёtare.

Romela Begaj

Romela Begaj

Sot ajo ka lёne Tiranёn e nxehtё dhe ёshtё nisur bashkё me ekipin olimpik tё Shqipёrisё drejt Londrёs. Pёr peshёngritёsen Romela Begaj, Lojrat Olimpike verore “Londёr 2012” janё mё shumё se njё garё e madhe. Janё njё fat i rrallё qё i takoi asaj, sportistes 25 vjeçare nga Shqipёria: Romela do te jetё sportistja qё do tё hapё parakalimin e gjithё vendeve pjesёmarrёse nё Lojёrat Olimpike verore, “Londёr 2012”

“Emocioni ёshtё i madh, do tё jem flamurmbajtёsja, do tё mbaj flamurin kombёtar. Do tё garoj me peshёngritёset mё tё mёdha tё botёs… ” thotё Romela pёr programin shqip tё DW, nё prag tё nisjes pёr nё Londёr .

Nga Cirku i Tiranёs, nё Olimpiadёn e Lojrave Olimpike nё Londёr

Rruga drejt Londrёs filloi pёr Romelёn nё Tiranё, 20 vjet mё parё. Cirku i Tiranёs ishte vendi magjik dhe ajo magjistarja e vogёl, qё e duartrokisnin tё gjithё.

“Kam qenё akrobate, vertikaliste, saltiste, nё cirkun e Tiranёs, kam qёnё edhe klloune, gjёja mё e bukur pёr mua, kur bёja tё qeshte çdo fytyrё fёmijё qё vinte nё shfaqje,”thotё Romela.

Aurora Seranaj

Aurora Seranaj

Admirimi dhe duartrokitjet e moshatarёve do ta çonin nё kёrkim tё emocioneve tё reja, mё tё forta. “Kisha dёshirё tё provoja emocionin e njё medaljeje. Çfarё ёshtё njё medalje? Sado e çuditshme apo e pabesueshme tё duket, ky ishte shkaku, shtysa ime e parё pёr t' u futur nё sportin e peshёngritjes. Pas tre muajsh stёrvitjeje mora pjesё nё Lojrat sportive Mesdhetare nё Spanjё, ku mora medaljen e bronxit nё peshёngritje. Ky ishte fillimi… “ tregon pёr DW, Romela Begaj.

Mё pas erdhёn medalje tё tjera nё aktivitete europiane qё i paraprinё Lojёrave Olimpike verore, “Londra 2012”. Tani peshёngritёsja 25 vjeçare Romela Begaj ёshtё shpresa e madhe e ekipit olimpik tё Shqipёrisё pёr tё fituar njё medalje. Rruga pёr tё arritur deri kёtu nuk ishte e lehtё. Romelёs iu desh tё thyente tabunё e rrёnjosur thellё nё Shqipёri se peshёngritja ёshtё njё sport “pёr burrat dhe vetёm pёr burrat”.

“Ta thyeje kёtё tabu ishte e vёshtirё, e rёndё. Jo vetёm pёr mua, por pёr tё gjitha vajzat qё duan tё ushtrojnё sportin e peshёngritjes. Lufta fillon qё nё familje, me prindёrit, qe nuk mund ta imagjinojnё qё vajza e tyre ka dёshirё tё merret me njё sport tё rёndё. Pastaj vazhdon nё struktura jashtё familjes dhe ty tё duhet ta fitosh çdo gjё, hap pas hapi,” thotё Romela.

Ajo i fitoi betejat .Tani shpresat pёr t'i dhёnё Shqipёrisё njё medalje nuk janё tek asnjё nga burrat sportistё qё po udhёtojnё sot drejt Londrёs por tek ajo, sportisja femёr.

Futbolli -mё shumё se njё fe

Romela Begaj nuk ёshtё njё rast i rrallё, krejt i vetёm nё shoqёrinё shqiptare. Gjithnjё e mё tepёr mentaliteti tradicional se sportet e rёnda “u pёrkasin burrave dhe vetёm burrave” ka nisur tё ndryshojё. Femrat sportiste po fitojnё gjithmonё e mё tepёr terren dhe po shtojnё fansat e tyre, madje edhe mes burrave.

Aurora Serenaj ёshtё kapitene dhe mesfushore e ekipit kombёtar tё futbollit pёr femra. Ajo thotё qё tabuja ёshte thyer. “Kemi mbёshtetjen e gjithё fansave. Ne femrat po tregojmё qё po, mund tё luajmё edhe ne futboll. Tani na mbёshtet shoqёria. Pёr mua futbolli ёshtё mё shumё se njё fe, ёshtё njё pasion i madh, qё nё fёmijёri,” thotё Aurora pёr DW.

Idhujt e saj nuk janё yjet e Hollivood-it por yjet e fushёs sё blertё.

“Mё mahnit fantazia e yjeve tё futbollit, ata bёjnё gjёra tё mrekullueshmёe nё fushё, e bёjnё lojёn njё spektakёl fantastik, tё perceptueshёm nga publiku ndёrkohё qё futbolli ёshtё njё lojё e vёshtirё, shumё e vёshtirё,” tregon Aurora.

Londёr 2012

Londёr 2012

Talenti i Aurorёs si mesfushore ёshtё vlerёsuar edhe nё Gjermani.

“Kam luajtur nё Rodenbah pёr katёr muaj, si pjesё e njё ekipi femrash, qё quhet FFC Montabaur. Mё pёlqen shumё tё luaj nё Gjermani sepse futbolli ёshtё mё pёrpara se nё Shqipёri. Nё fund tё gushtit ekipi ynё kombёtar i futbollit do tё zhvillojё njё ndeshje miqёsore me njё ekip futbolli femrash nё Koeln,” thotё Aurora.