1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Romët nga Kosova të fitojnë të drejtën e qëndrimit në Gjermani

Sot (8 prill) në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve. Me rastin e kësaj dite organizata, aktivistë dhe politikanë të ndryshëm tërhoqën vëmendjen për gjendjen e vështirë të këtij komuniteti.

Dzemzit Jahirovic i dëbuar nga Gjermania në Kosovë

Dzemzit Jahirovic i dëbuar nga Gjermania në Kosovë

Pamje nga një kamp i romëve në Beograd

Pamje nga një kamp i romëve në Beograd

Amnesty International kritikoi zbrazjen e detyrueshme të lagjeve të banuara me romë në Beograd. Qindra familje rome në rastin më të mirë kanë arritur të gjejnë strehim tek të afërmit e tyre, të tjerë kanë gjetur strehë në kontenierë të metalit ndërsa në rastet më të këqija ata kërcënohen të mbeten të jetojnë në rrugë, njoftoi organizata të enjten në Berlin. "Autoritetet duhet të përkujdesen, që ata të cilët kanë humbur apo do të humbin kulmin mbi kokë të përfshihen në procedurat e përgjithshme dhe të kenë një përfaqësim të duhur juridik, të zhdëmtohen si dhe t'iu ofrohet një alternativë tjetër e banimit dinjitoz", tha Jan Diegel eksperti për Serbinë nga organizata Amnesty International në Gjermani.

Duhen mundësi punësimi e shkollimi

Në foto, Volker Beck

Në foto, Volker Beck

Ndërkaq politikani gjerman i Partisë së Gjelbërt, Volker Beck kërkoi nga qeveria gjermane që të ndërpresë dëbimin e romëve për në Kosovë. "Romët me origjinë nga Kosova duhet të fitojnë të drejtën e qëndrimit për shkaqe humanitare", tha ai në Berlin. Po ashtu edhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjermani kanë kërkuar mbrojtjen nga dëbimi për romët nga Kosova. "Ne kërkojmë që fëmijët të kenë mundësi të qëndrojnë këtu në siguri pasi ata nuk njohin atdhe tjetër", sqaroi Shoqata për mbrojtjen e popujve të rrezikuar me seli në Göttingen. "Romët nuk gjejnë as vende pune e as vend për përgatitje profesionale pasi askush nuk dëshiron të investojë për dike që ndoshta nesër do të dëbohet", tha referentja për Evropën Juglindore pranë kësaj shoqate Jasna Causevic. Në Gjermani sipas të dhënave të kësaj shoqate jetojnë aktualisht rreth 86 mijë romë nga Kosova, një e treta e tyre kërcënohet nga dëbimi. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 nga Kosova janë dëbuar apo arratisur rreth 120 mijë romë. Sipas të dhënave të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë shkatërruar 70 nga gjithsej 75 lagjet rome sa kanë qenë në Kosovë.

Familje rome në Rumani

Familje rome në Rumani

Sipas politikanit ekologjist Volker Beck qeveria gjermane e ka për detyrë që edhe në rrafshin e përgjithshëm evropian të angazhohet për barazinë e pakusht për sinti dhe romët. Në Bashkimin Evropian jetojnë diku rreth 10 deri në 12 milionë romë. Dita e romëve me 8 prill kujton kongresin e parë botëror të romëve me përfaqësues nga 25 vende para 40 vitesh në Londër. Kongresi botëror i romëve miratoi flamurin zyrtar, himin, gjuhën dhe vetemërtimin. Në ditën ndërkombëtare të romëve kujtohet përndjekja shekullore, margjinalizimi dhe zhdukja e romëve.

Autor: dapd , epd, Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi