1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rolling Stones arrijnë në Kubë për një koncert historik (video)

Grupi legjendar i muzikës rok ka mbërritur në Havanë për një koncert përballë mijëra vetëve. Për dekada, kubanët mund t'i dëgjonin yjet e muzikës rok si Rolling Stones vetëm fshehtas, pasi muzika e tyre qe e ndaluar.

Rolling Stones do të mbajnë koncertin e tyre të parë në Kubë sonte natën (25.03.2016), një moment historik për një bandë roku, muzika e së cilës qe ndaluar dikur nga qeveria komuniste e vendit.

Pasi arriti të enjten, së bashku me tri kolegët e tij të grupit muzikor, Mick Jagger u tha fansave se është i lumtur që ndodhet në Kubë.

"Në karrierën tonë të gjatë ne kemi mbajtur koncerte në shumë vende të veçanta, por kjo shfaqje në Havanë do të jetë një moment historik për ne, dhe shpresoj, edhe për të gjithë miqtë tanë në Kubë", bëri të ditur grupi muzikor në një deklaratë.

Shiko videon 01:28

Rolling Stones për herë të parë në Kubë

Koncerti që do të mbahet në Ciudad Deportivo pason një moment tjetër historik: vizitën e Presidentit të SHBA, Barack Obama në Kubë pas dekadave të marrëdhënieve të ngrira midis Uashingtonit dhe Havanës. Obama tha se vizita ishte fund simbolik i Luftës së Ftohtë, i konfliktit ideologjik midis qeverive kapitaliste dhe komuniste që nisi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Për dekada me radhë pas Revolucionit Kuban, qytetarët e zakonshëm mund t'i dëgjonin grupe muzikore si Rolling Stones vetëm fshehtas, pasi muzika e tyre ishte e ndaluar në radio.

Ky koncert mbahet pas shfaqjeve në Brazil, Uruguaj, Kili, Argjentinë dhe Meksikë.

Audio dhe video për temën