1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Roli i Iranit në konfliktin e Sirisë

Koha për mbajtjen e konferencës paqësore për Sirinë është caktuar. Por nuk është e qartë nëse në konferencë duhet të marrë pjesë edhe Irani. Ka arsye që flasin pro dhe kundër.

Rusia dhe SHBA e kanë përgatitur me muaj të tërë një konferencë paqeje për Sirinë. Data e fillmit të konferencës është shtyer disa herë, për shkak të kushteve të qeverisë në Damask apo të opozitës. Më në fund është vendosur që konferenca e paqes të zhvillohet më 22 janar, në Montreux të Zvicrrës. Qëllimi i konferencës është që t'i jepet fund luftës, e cila deri tani u ka kushtuar jetën më shumë se 120.000 njerëzve. Në listën e pjesëmarrësve të hartuar nga i dërguari i posaçëm për Sirinë, Lakhdar Brahimi, nuk është delegacioni nga Irani, sepse shumë vende e kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e Iranit.

Armët dhe personeli nga Irani

Ndërkohë që Irani është një prej faktorëve qendrorë në konfliktin e Sirisë. Günter Meyer, drejtor i Qendrës së Studimeve për botën arabe në Universitetin e Maincit (ZEFAW), thotë në një intervistë me DW se Irani ka një rol kyç në këtë luftë. "Pa mbështetjen e Iranit Asadi nuk do të kishte shanse që të mbetet kaq gjatë në pushtet", pohon Meyer.

Arsyeja për mbështetje është partneriteti strategjik mes Iranit dhe Sirisë. Më 2006 këto vende kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet dhe për mbështetje në raste krizash. Ndaj "Irani ka po përdor të gjitha mundësitë për ta mbajtur në pushtet Asadin", shpjegon drejtori i ZFAW.

Shërbimet e sigurimit pohojnë se Irani ka furnizuar me armë Asadin. Deri tani nuk dihet nëse në anën e Asadit po luftojnë edhe ushtarë iranianë, por kjo nuk përjashtohet si mundësi.

Hassan Rohani Iran mit Wael al-Halaqi Premierminister Syrien

Presidenti i Iranit Hassan Rohani priti në Teheran më 1 dhjetor 2013 kryeministrin e Sirisë Wael al-Halaqi

Irani është "pjesë e zgjidhjes"

"Irani është pjesë e problemit në Siri dhe ka një influencë të madhe ndaj Damaskut", thekson Volker Perthes, ekspert për Lindjen e Mesme dhe drejtor i Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin. Ndaj ëshë e rëndësishme që delegacioni nga Teherani të marrë pjesë në konferencën e paqes në Zvicër. "Nëse duam një zgjidhje ku një pjesë e problemit të bëhet pjesë e zgjidhjes, atëherë duhet të ftohet Irani për pjesëmarrje. Pjesëmarrja e Iranit është premisë e rëndësishme për suksesin e kësaj konference", nënvizon Perthes.

E këtij mendimi është edhe qeveria e Iranit, e cila ka ofruar të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit në Siri. Nëse të gjitha palët janë të interesuara për një zgjidhje pragmatike, athëherë në konferencë duhet të marrë pjesë edhe Irani", thotë minsitri i Jashtëm iranian Mohammed Dschawad Sarif. Edhe qeveria në Siri e kërkon këtë pjesëmarrje. Do të ishte jologjike sikur Irani të mos marrë pjesë, pohon minsitri i Jashtëm i Sirisë Walid Muallem.

Arabia Saudite kundër

Kundër pjesëmarrjes së Iranit janë më së shumti SHBA dhe Arabia Saudite, e cila është e vendosur që ta rrëzojë regjimin e Asadit, thonë ekspertët. Arabia Saudite vend konsiderohet si një prej mbështetësve më të mëdhenj të opozitës dhe kryengritësve. Arabia Saudite ashtu si edhe Irani janë të interesuara për forcimin e pozitës së tyre në këtë rajon. Ndaj pozicionet e tyre gjithnjë kanë qenë të kundërta.

As SHBA nuk do që në këtë konferencë të marrë pjesë Irani. Por Perthes mendon se SHBA, parimisht, nuk do të ishte kundër pejsëmarrjes, nëse ofrohet një hapsirë për marrëveshje. Kjo ka të bëjë edhe me përmirësimin e raporteve mes SHBA dhe Iranit, pas zgjedhjes së presidentit Hassan Rohani. Meyer mendon se Obama do t'i bëjë të ç'është e mundur për të arritur një zgjidhje paqësore.

OKB mbështetë pjesëmarrjen e Iranit

Irani ka një mbështetës të fuqishëm në kërkesat për pjesëmarrje në këtë konferencë: Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Ban Ki-Moon, i cili personalisht i ka mbështetur kërkësat për ardhjen në Zvicër të një delegacioni nga Teherani. "Kjo do të ishte logjike, praktike dhe reale", tha ai.