1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Roland Jahn, është i ngarkuari i ri i qeverisë gjermane me dokumentat e Shtazit

Roland Jahn quhet "I ngarkuari i qeverisë gjermane me dokumentat e shërbimit të sigurimit në ish RDGJ". Ish kritiku i regjimit mund të mbyllë Zyrën federale që merret me dokumentat e Shtaz-it.

default

Roland Jahn, është i ngarkuari i qeverisë gjermane me dokumentat e Shtazit

"Për mua është kënaqësi personale, që kam mundësi të përjetojë këtë," thotë Roland Jahn direkt pas zgjedhjes së tij. Gazetari nga Jena e Tyringenit është një nga mijëra viktimat e Shtaz-it. Faktin që do të drejtojë tani zyrën që merret me dokumentat e ish shërbimit të sigurimit gjermano-lindor ai e vlerëson si "Sinjal i luftës kundër harresës dhe për vazhdimin e zbardhjes së dikakturës së RDGJ."

Ai e sheh veten në radhë të parë si "avokat të viktimave", por mbështet po ashtu "zbardhjen e diferencuar të të të gjitha biografive të RDGJ, edhe të dorasve".

Deutschland Polen Roland Jahn mit Solidarnosc Medaille

Roland Jahn nderohet me medaljen e Solidarnosc-it

Roland Jahn do të jetë pas Joachim Gauck-ut dhe Marianne Birthler-it, personi i tretë dhe administrator mbase i fundit i trashëgimisë së Shtaz-it, e cila përbëhet nga 111 kilometra dosje me dokumenta të arkivuara, gati 1,5 milionë fotografi si dhe 34.000 dokumenta zanore dhe filmore. Deputetët e parlamentit gjerman e zgjodhën ditën e premte (28 janar) gazetarin 57 vjecar, Roland Jahn me shumicë votash.

Edhe fraksioni "E majta", ia dha pjesërisht votat, megjithëse ky fraksion ka raporte kritike dhe refuzuese ndaj Zyrës së dokumentave të shtaz-it. Aversioni ka të bëjë kryesisht me faktin se zbulimi i veprimtarisë së spiunimit të disa anëtarëve të partisë e Majta, që vijnë nga Gjemania lindore u bë i mundur vetëm sepse dokumentat u hapën pas rënies së Murit të Berlinit.

Kundër heqjes së nënshtetësisë

Shtazi ka patur një dosje të madhe për Roland Jahn-in, i cili do ta marrë detyrën në muajin mars nga Marianne Birthler.

Të dy ata kanë qenë halë në sy për Shtazi-n, sepse luftonin në RDGJ për të drejtat qytetare. Edhe drejtuesi i parë i kësaj zyre, Joachim Gauk, që ka mbajtur postin nga 1990 deri më 2000, ka qenë kritik i regjimit.

BSTU Birthler Behörde IPN Berlin Marianne Birthler

Birthler Behörde, drejtuesja aktuale e institucionit

Mallkimi i minstrisë së Sigurimit të shtetit (MfS) shkurtimisht Shtazi, e ka prekur shumë rëndë Roland Jahn-in. Meqenëse ai protestoi kundër heqjes së nënshtetësisë kompozitorit Wolf Biermann, ai u përjashtua më 1977 nga fakulteti ku studionte për shkencat ekonomike.

Kur në vitin 1982 ai shprehu hapur simpatinë për lëvizjen sindikaliste polake "Solidarnosc", u dënua me 22 muaj burg për "ofendimin e rendit publik". Falë protestave ndërkombëtarë dhe lajmeve të dhëna nga mediat gjermano- perëndimore, Jahn u la sërish i lirë. Së bashku me opozitarët e tjerë ai u angazhua për mundësinë e kryerjes së shërbimit ushtarak me aktivitete civile. Shtazi e humbi durimin dhe e dëboi Jahn në perëndim. Nga Berlini perëndimor, ai vazhdoi luftën e tij kundër sistemit të socializmit realist. Në vitin 1987 Jahn i ndihmuar nga disidentë hapi "Radio Glasnost". Që prej fillimit të viteve 90-të ai punon për emisionin politik "Kontraste", që transmetohet në televizionin publik ARD.


Shtazi e ndoqi Jahn edhe në perëndim


Shtazi, i cili e ndoqi Jahn edhe në perëndim, ka qenë gjithnjë temë në punën e tij në televizion. Në punën e tij si shef i Zyrës së dosjeve të Shtaz-it, harku mbyllet. Kundërshtari i pamposhtur i regjimit, do të duhet të punojë për të eliminuar vendin e tij të punës, mbylljen e zyrës. Sepse deri në 2019 duhet të jenë plotësuar kushtet që trashëgimia e Shtaz-it të bëhet pjesë e arkivit federal në Koblenc. Këtë plan ka përpiluar në vitin 2008 qeveria federale.

Dossierbild Joachim Gauck 3

Joachim Gauck ka qenë drejtuesi i parë i Zyrës që merret me dokumentat e ish shërbimit të sigurimit gjermano-lindor

Që në periudhën e mbajtjes së drejtimit të zyrës nga Marianne Birthler, numri i punonjësve ra nga 3000 në rreth 1800. Por edhe nëse Jahn arrin të mbyllë zyrën, zbardhja e të kaluarës së ministrisë së Brendshme në Gjermaninë lindore nuk përfundon, sepse mundësia e shikimit të dosjeve do të qëndrojë gjithnjë e hapur në arkivin federal. Sigurisht që Roland Jahn, do të jetë kundër çdo lloj përpjekjeje për të mbyllur dosjet përgjithnjë. Sepse ai nuk ka luftuar një diktaturë, që të përfundojë në një demokraci në mbylljen e një dosjeje të madhe që quhet "Shtazi".

Autor: Marcel Fürstenau/Cama Aida
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 29.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1077U
  • Data 29.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1077U