1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rohani: Irani nuk është rrezik për botën

Presidenti iranian RohanI ofron besim në zgjidhjen e konfliktit atomik. Kjo temë dhe kriza në Siri - janë në fokus të punimeve të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Iran's President Hassan Rouhani addresses the 68th United Nations General Assembly at UN headquarters in New York, September 24, 2013. REUTERS/Ray Stubblebine (UNITED STATES - Tags: POLITICS) / Eingestellt von wa

Presidenti iranian, Hassan Rohani

Në fjalën e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti iranian Hassan Rohani ka ofruar një zgjidhje për konfliktin atomik. Sipas tij, Irani është i hapur për një dialog transparent me SHBA-në dhe Perëndimin për këtë konflikt. Republika islamike nuk përbën kërcënim për botën, tha ai në Nju jork. Armët bërthamore dhe armët të tjera të asgjësimit masiv nuk kanë vend në doktirnën e sigurisë së vendit. Irani ka të drejtë të zhvillojë një program bërthamor për qëllime civile paqësore, deklaroi presidenti i ri iranian. Në të njëjtën kohë Rohani bëri kritika lidhur me sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Iranit. Këto masa dëmtojnë para së gjithash popullsinë e thjeshtë, theksoi ai. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle përshëndetit paraqitjen e parë të presidentit të ri iranian. Rohani foli me një ton krejtësisht të ri që është një arsye për optimzëm të matur. Por Teherani duhet tani të veprojë në çështjet e reja që ofron.

'

Barack Obama Rede UN

Barack Obama gjatë fjalës së tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork kanë nisur të hënën (24.09) ku si tema kryesore janë bisedimet mbi programin bërthamor iranian dhe kriza siriane. Në fjalën e tij presidenti amerikan, Barack Obama tha se SHBA –ja është e gatshme të nisë bisedimet me Teheranin për programin e tij dhe se mirëpret transparencën e Republikës islamike në lidhje me këtë çështje. Obama tha se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me Iranin jo vetëm për programin e tij bërthamor, por edhe për zhvillimin e popullit iraninan, siç tha ai duke çliruar potencialin e tij të jashtëzakonshëm në shkencë, kulturë e zhvillim. Obama në fjalën e tij u ndal gjerësisht edhe në krizën siriane. Ai tha se është provuar që në konflikt janë përdorur armët kimike dhe ritheksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndalur këto armë që janë në shkelje të rregullave ndërkombëtare. Ndërkohë sipas njoftimeve të fundit të agjencive botërore, në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask ka pasur një sërë shpërthimesh të fuqishme ku si pasojë ka pasur edhe dhjetra të vdekur.