1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Roger Federer thyen në Wimbeldon rekordin e Pete Samprasit

Federer: Një moment i pabesueshëm në karierën time

Tenisti zviceran Roger Federer

Tenisti zviceran Roger Federer

Surpriza të vërteta nuk pati. Roger Federer, fitues i shumëfishtë i mëparshëm, shënoi edhe një fitore në Wimbledon. Në një ndeshje maratonë, ku gjasat për fitore kalonin nga dora në dorë, amerikanit Andy Rodick më në fund iu desh të pajtohet me një humbje ndaj mjeshtrit zviceran të tenisit. Fitorja e djeshme kishte rëndësi të dyfishtë për Federer, sepse titulli në Wimbledon thyente rekordin e Pete Samprasit duke fituar kështu 15 tituj në mega turne.

“Ishte një ndeshje e çmendur, një përfundim i pabesueshëm, ende po më sillet koka vërdallë; një moment i pabesueshëm në karierën time,” - tha Federer pas takimit, i përcjellë me brohoritjet e spektatorëve.

Ndër ta në tribunat e veçuara për mysafirë të lartë ishte edhe vetë Pete Sampras, i cili për shtatë vjet mbajti rekordin me 14 tituj. Federer e falenderoi për ardhjen dhe shtoi se ishte kënaqësi e veçantë të luante në prani të legjendave të këtilla.

Andy Roddick gjatë ndeshjes finale në Wimbledon

Andy Roddick gjatë ndeshjes finale në Wimbledon

Tenisti më i mirë në botë shprehu mirënjohje për lojën e kundërshtarit të tij Andi Rodik si dhe keqardhjen që Rafael Nadal këtë vit ndaj të cilit kishte humbur vitin e kaluar, u detyrua të tërhiqet nga turneu për shkak të një lëndimi fizik.

Surpriza nuk pati as në garën e femrave. Finalja edhe këtë vit u zhvillua mes motrave Williams, dhe fituese doli Serena.

Publiku vendas edhe kësaj here mbeti pa tenist britanik në finale. Andi Marri, tenisti i tretë në botë, nuk arriti të kualifikohet në finale. Kështu shpresat se ai mund të bëhet tenisti i parë britanik që të rifitojë turneun që nga viti 1936, mbeten për vitin tjetër.

Në këtë turne prestigjoz morën pjesë edhe një numër i madh tenistësh nga Evropa Lindore.

Autor: Kimete Bytyçi
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 06.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ii3o
  • Data 06.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ii3o