1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Robin Hood apo tradhëtar? Mediet amerikane për Assange të WikiLeaks

Për disa ai është Robin Hudi i internetit, për të tjerët është aktualisht armiku numër një i shtetit: në rastin e themeluesit të WikiLeaks-it, Assange, edhe mediet në SHBA luftojnë për të gjetur shpjegimet më të sakta.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange

Në foto, Julian Assange

Në foto, Julian Assange

"Assange dhe WikiLeaks"- këto janë të dyja fjalët ngacmuese, ndaj të cilave mediet në SHBA reagojnë menjëherë:

"Nëse SHBA duan të shohin të vdekur Assange, atëherë mund ta kenë të vdekur, dhe për këtë nuk ka pse të merren më parë me hollësi juridike, siç është një lutje për ekstradim."

...dëgjon të thotë një komentator i televizionit Fox-News.

Thirrje për ta vrarë ilegalisht Assange

Radiotelevizioni ultrakonservator, i cili për shumë republikanë, edhe për një numër të madh demokratësh konservatorë është burimi informativ numër një, është kthyer në altoparlant për të gjithë ata, të cilët do të preferonin ta likuidonin menjëherë themeluesin e WikiLeaks:

"Ky burrë është armik i SHBA. Dhe si veprohet me ta, këtë e tregojnë çdo natë komandot tona speciale në Afganistan."

Njësi speciale amerikane në Afganistan

Njësi speciale amerikane në Afganistan

...i bën të ditur deputeti demokrat dhe ish-menaxher i fushatës elektorale të demokratëve, Bob Beckel, përmes Fox News-it, publikut amerikan. "Ky tip duhet..." niset të thotë Beckel dhe bën një pushim të shkurtër për efekt. Ai në thelb nuk ka nevojë të flasë më tej, sepse spektatorët e Fox-News-it e dinë, për se e ka fjalën ai. Në fund të fundit, spektatorët e Fox-News-it janë në shumicën e tyre mbështetës entuziastë të dënimit me vdekje, para së gjithash kur bëhet fjalë për një të supozuar si tradhtar, siç është Assange. Bob Beckel me të vërtetë që nuk është mbështetës i dënimit me vdekje. Por në rastin Assange, ai do të bënte një përjashtim:

"Ka vetëm një rrugë, për të mbaruar punë me WikiLeaks, e pikërisht: që biri i prostitutës Assange të vritet ilegalisht."

...këtë lejohet ta shprehë demokrati Bob Beckel pa kundërshtim në Fox News. Vërtet që koncepti "prostitutë", në bazë të detyrimit mbulohet me një ton zhurmues pipëtimë. Por kur Beckeli e nënvizon me ngjyra pleduajenë e tij për vrasje, te Fox-News-i nuk dëgjohet ton zhurmues pipëtimë.

Në foto, presidenti amerikan Barack Obama

Në foto, presidenti amerikan Barack Obama

Me sa duket moderatorëve, ideja për ta ekzekutuar themeluesin e WikiLeaks-it u duket një ide brilante. Askush nuk i vë kësaj pikëpyetje kritike. Askush nuk kundërshton. Përkundrazi. Ai është plotësisht i mendimit të Bobit, thekson komentatori i Fox-News-it, Beau Dietl. Ndërsa kolumnistri konservator Joel Mowbray e përdor platformën e televizionit për t'i bërë një thirrje presidentit:

"Obama, nxirre nga qarkullimi këtë djalosh!"

...dëgjon të thuhet në Fox-News.

Robin Hood-i i Internetit

"Obama, jepi Assanges medialen më të lartë të trimërisë së Amerikës" - ushtojnë ndërkohë mediet liberale të majta.

Që prej gazetës së përditshme "Kombi" deri në revistën radiofonike dhe televizive të mëngjesit të transmetuar në të gjithë SHBA "DemocracyNow" të publicistes së njohur amerikane, Amy Goodman. Ajo e quan në vend të "Assasination" ("Pushkatim"), "Assangenation" gjahun e ndezur të publicistëve dhe politikanëve të djathtë të SHBA, të cilët do të preferonin të hidhnin në gjyq edhe gazetën e famshme New York Times. Kjo, vetëm sepse ajo guxoi të botonte dokumente të përzgjedhura dhe të përpunuara me kujdes të WikiLeaks.

Në foto, Michael Moore

Në foto, Michael Moore

Për publicistë të majtë të SHBA si Goodman ose kineastin Michael Moore, Assange është gati shenjtor, një Robin Hood i internetit. Sepse ai zbulon sekrete qeveritare vrastare, të cilat asgjësojnë jetën e civilëve dhe ushtarëve.

Michael Moore pohon se WikiLeaks mund të kishte penguar madje edhe luftën e Bushit kundër Irakut, sepse për shkak të platformës do të qe zbuluar në kohën e duhur për të gjithë botën fabrikimi i gënjeshtrave i qeverisë Bush-Cheney.

Ndërsa redaksia e revistës me emër Time Magazin për pak sa nuk e zgjodhi Julian Assange njeriun e vitit. Pastaj ata vendosën për themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

"WikiLeaks është fascinues"

...e lëvdon Zuckerbergu përmes Time Magazine themeluesin e WikiLeaks, Assange.

Çfarë të reje i dha botës Assange?

Dhe midis kampeve të miqve dhe armiqve të WikiLeaks nuk arrijnë ndërkohë të dëgjohen ata zëra të qetë, të cilët pyesin si gazeta e përmuajshme "The New Yorker" se çfarë gjëje thelbësisht të re i njoftoi botës Assange. Dhe: me çfarë çmimi?

Autor: Ralf Sina / Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 20.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Qg42
  • Data 20.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Qg42