1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rizgjedhja e Boris Tadiçit mund të jetë shanc i mirë për Serbinë

Udhëheqësit politik kosovarë, thonë se rizgjedhja e Boris Tadiqit, president i Serbisë, mund të jetë një shans i mirë për demokratizimin e Serbisë, por nuk do të ketë ndikim në statusin të Kosovës

Mitrovicë, 3 shkurt 2008

Mitrovicë, 3 shkurt 2008

Udhëheqësit politik kosovarë, thonë se Kosova ka rrugën e saj dhe nuk e lidh asgjë me Serbinë dhe zhvillimet atje. Në këtë kuadër, Serbia duhet të ketë synim kryesor demokratizimin e rajonit dhe integrimin e saj në strukturat evropiane. Rizgjedhja e Boris Tadiçit, president i Serbisë, për udhëheqësit kosovar mund të jetë një shans e mirë për Serbinë dhe demokratizimin e saj, mirëpo nuk do të ndikojë asesi në zgjidhjen e statusit final të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka nënvizuar se është më rëndësi që edhe Serbia të hyjë në procesin e demokratizimit."Demokratizimi i rajonit është në interes të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe Serbinë me çka do të shënohej një përmbyllje e të gjitha problemeve të shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Ju e dini se periudha kohore për shpalljen e pavarësisë tashmë është e ditur dhe Kosova do të shkojë me hapa drejt njoftimit të qytetarëve për datën e shpalljes së pavarësisë dhe në të njëjtën kohë kërkohet mirëkuptimi ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës", thotë kryeministri Thaçi.

Në të njejtën linjë shprehet edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili thotë se zhvillimet në Serbi nuk kushtëzojnë proceset politike në Kosovës: "Do të ishte mirë që edhe Serbia të këndellet në llogjikën e veprimeve demokratike, që do të ishte mirë jo vetëm për Serbinë por edhe për tërë rajonin. Kjo për faktin që duhet që i tërë rajoni i Ballkanit të marrë një frymë të zhvillimeve pozitive demokratike", thotë Presidenti Sejdiu.

Pavarësisht këtyre deklarimeve të udhëheqësve politik kosovarë, zhvillimi i zgjedhjeve në Serbi ka ushtruar ndikim në procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Kjo për faktin që ka kohë që autoriteteve kosovare, j'u është sugjeruar nga autoritetet ndërkombëtare që tëmos të marrin veprime të njëanshme dhe ta shpallin pavarësinë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. Këtij afati, udhëheqësit politik kosovarë ju përmbajten, ndërsa tash ata thonë se qytetarët e Kosovës do të njoftohen shumë shpejtë me datën kur kuvendi i Kosovës do ta shpallë pavarësinë.

  • Data 04.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D25V
  • Data 04.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D25V