1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rivotimi është test për Maqedoninë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shkarkoi 6 kryetarë të komisioneve komunale zgjedhore për shkak të punës së tyre joprofesionale.

Zgjedhje në Maqedoni

Zgjedhje në Maqedoni

Bëhet fjalë për kryetarët e komisioneve komunale në Tetovë, Bogovinë, Gostivar, Likovë, Saraj dhe Bërvenicë. Sipas kryetarit të KSHZ-së përgjegjësia e tyre do të vërtetohet. KSHZ vendosi të ketë rivotim në 193 vendvotime me rreth 190 mijë votues potencial në njësinë zgjedhore numër 1, 2 dhe 6.


Rivotimet e të dielës duhet të jenë të qeta, qytetarëve duhet tu mundësohet të votojnë të lirë dhe pa frigësime. Ky është mesazhi që ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s në takimin e përbashkët në Shkup ja përcollën ministrave të punëve të jashtme dhe të brendshme Antonio Milloshoski dhe Gordana Jankullovska. Ambasadorët kërkuan nga institucionet kompetente që t'i ndërmarrin të gjitha masat që rivotimi të jetë në atmosferë të qetë dhe demokratike, ndërsa nga partitë politike që t'i thërrasin qytetarët të dalin në votim. "Shpresojme se do të mobilizohen të gjirtha forcat që në rivotime të mos përsëritet dhuna dhe shumë punë të fëlliqta që do ta vinin Maqedoninë në një pozitë tejet të palakmueshme," kanë vlerësuar ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni.

“ Institucionet shtetërore por edhe partitë politike duhet të mbajnë përgjegjësi për të shmangur dhunën. Askush nuk duhet të frigohet nga rezultatet e zgjedhjeve. Votimi duhet të jetë një sjellje normale demokratike ku nuk duhet të ketë hapsirë për dhunë,” thotë ambasadori i Francës në Shkup Valero.

Në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, zgjedhjet e para të parakoshme në Maqedoni llogariten zgjedhjet më keq të organizuara në vend. Komiteti i Helsinkit vlerëson se fuqia e pushtetit zbatohet nga partitë politike dhe jo nga strukturat legjitime institucionale ku me theks të veçantë kritikohet policia.

Ministrja e punëve të brendëshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka konfirmuar se në mesin e 40 personave të arrestuar për incidentet e ditës së votimit gjenden edhe tre policë.

“Përfshirja e disa individëve në uniformë në incidente nuk duhet apriori të njollosë punën e policisë e cila në ditën e votimit ka kryer obligimet në mënyrë profesionale. Të gjithë ata individ-polic që janë përfshirë në incidente do të përballen me ligjin,”-thotë Gordana Jankullovska ministre e policisë.

  • Data 10.06.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGt0
  • Data 10.06.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGt0