1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ritmi i reformave kushtëzon integrimin europian të Shqipërisë

Në kontaktet me përfaqësues të lartë të qeverisë e opozitës Erato Kozakou Marcoullis e ka lidhur ritmin e zbatimit të 12 prioriteteve të kërkuara nga BE me avancimin e mëtejshëm të perspektivës europiane të Shqipërisë.

Ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou-Marcoullis

Ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou-Marcoullis

“Bashkëpunimi ndërpartiak është një dosmodoshmëri, që të ecet përpara, sepse duhet të arrihet adoptimi i legjislacionit, duhet të vazhdohet me reforma mjaft të rëndësishme”. Kështu ka deklaruar të martën në Tiranë shefja e diplomacisë qipriote, dr. Erato Kozakou Marcoullis, vendi i së cilës ka aktualisht presidencën e rradhës të BE-së. Në kontaktet, që po kryen me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe opozitës, ajo e ka lidhur ritmin e zbatimit të 12 prioriteteve të kërkuara nga Brukseli në mënyrë të drejtpërdrejt me avancimin e mëtejshëm të perspektivës europiane të Shqipërisë. Pasi ka vizituar më herët Beogradin, Podgoricën dhe Sarajevën, dr. Marcoullis u shpreh në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të qëndrojë deri të mërkurën, se “një nga katër prioritetet tona është: Europa në botë më afër fqinjëve të saj dhe sigurisht zgjerimi është thelbësor në këtë reformë. Tema e presidencës e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është e qartë nga fakti se vizita ime e parë që nga marrja e presidencës ka qenë në Ballkanin perëndimor”.

Dr. Marcoullis ka diskutuar me zyrtarët e lartë në Shqipëri edhe për çështjen e Kosovës. Në fuksionin aktual si president e Këshillit të Bashkimit Europian dhe duke u prononcuar në emër të BE-së, ajo ndau qëndrimin e vendit të saj, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. “Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë kombëtar si Qipro, por në kuadrin e presidencës së BE-së them, se BE e mbështet perspektivën europiane të Kosovës. Ne kemi nisur mbështetjen ekonomike në disa zona dhe programe të tjera të ndryshme, për të mbështetur qytetarët kosovarë, që janë një pjesë thelbësore e Europës”, deklaroi të martën në Tiranë, dr. Erato Kozakou Marcoullis.