1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Risi apo vendqendro? - Politika e re e jashtme e Obamës

Pritjet ndaj Presidentit të SHBA Obama ishin të mëdha, po ashtu si pakënaqësia mjaft e gjerë me politikën e tij të jashtme. Pas fjalimit në West Point, nuk duket të kenë ndryshuar shumë gjëra.

Këshilltarët e Presidentit Obama i përcaktuan shumë lart objektivat: politika e jashtme e SHBA-së gjendet në një moment kthese, u cituan ata përpara fjalimit të Obamës në West Point duke zgjuar kështu shpresa për një fjalim udhërrëfyes. Një fjalim në të cilin Obama do të shpjegonte në mënyrë bindëse përfytyrimet e tij për një politikë të re të jashtme dhe të sigurisë.

Shumë pak suksese në politikën e jashtme

"Ishte një fjalim zhgënjyes me shumë pak inisiativa të reja", shpreh mendimin e shumëkujt në Uashington, Darrell West nga instituti "Brookings". Ai përmbante shumë pak risi. Vetëm premtimi i Obamës për një program anti-terror prej 5 miliardë dollarësh ishte diçka e re, thotë Darrel West për Deutsche Welle. Por SHBA edhe vitet e kaluara ka shpenzuar shumë para në luftën kundër terrorit. Konkluzioni i tij: "Nuk besoj se ky fjalim do të bëjë të heshtin kritikët e politikës së jashtme të Obamës."

Eksperti për sigurinë Nile Gardinet nga fondacioni konservator "Heritage", shprehet edhe më mprehtë: "Është e vështirë të mbash një fjalim për politikën e jashtme kur nuk ke suksese për të cilat të tregosh. Këtë e pamë sot. Fjalimi bosh është simbol i një politike të jashtme pa përmbajtje."

Michael Werz nga Center for American Progress

Michael Werz nga "Center for American Progress"

Michael Werz nga "Center for American Progress" kundërshton: "Fjalimi ishte ashtu si pritej. Ndoshta mund të cilësohet si një fjalim tranzitor." Presidenti duhet t'u flasë grupeve të ndryshme të synuara, mendon Werz: "Kritikëve konservatorë dhe liberalë, të cilët mendojnë se ai bën shumë pak në politikën e jashtme", por edhe atyre forcave që janë për tërheqjen e SHBA nga Iraku dhe Afganistani, pas një dekade të gjatë luftërash. Sipas Werz, Presidenti Obama ka zgjedhur të vetmen rrugë të mundshme të mesme: "Ai tha krejt qartë se as izolacionizmi dhe as intervencionizmi nuk janë alternativat."

Përpara kadetëve të akademisë ushtarakë me traditë në West Point, Obama nguli këmbë në lidershipin e SHBA. Ai nuk sqaroi megjithatë konkretisht se çfarë nënkupton kjo për konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Siri, negociatat për programin bërthamor të Iranit apo raportin afatgjatë me Rusinë dhe Kinën. "Ajo që njerëzit duan nga qeveria Obama është një strategji e qartë për sfidat kryesore", është rekomandimi i Darrell West për Presidentin. "Siria është një problem i madh por qeveria nuk ka për këtë një politikë të qartë. Me Iranin ajo synon një zgjidhje përmes negociatave, kjo jep pak shpresë." Bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës nga ana tjetër kanë dështuar plotësisht dhe në të gjithë botën kërcënojnë atentate të tjera terroriste. "Në këto fusha njerëzit duan të shohin konkretisht përmirësime. Nëse Obama do të ofronte këtu diçka njerëzit do të thoshin se ai bën një politikë të mirë. Por gjithçka që është më pak se kaq, do të ketë si pasojë vazhdimin e kritikës ndaj politikës së tij të jashtme."

Syrien 14.05.2014 - 15.05.1015

Politika e jashtme e SHBA pa qendrim të qartë për Sirinë

Aksione ushtarake individuale vetëm në rast kërcënimi të interesave themelorë

Presidenti përsëriti se dhuna ushtarake për të nuk është opsion kur është fjala për menaxhimin e krizave ndërkombëtare. Qeveritë paraardhëse i kanë çuar në limit fuqitë e SHBA-së, mendon Micheal Werz nga "Center for American Progress". Obama bëri të qartë se kostot për ndërhyrjet ushtarake janë shumë të larta. SHBA do të jetë aktive në aksione individuale vetëm nëse kërcënohen "interesat themelorë". Presidenti foli në këtë kontekst për një rrezik të drejtpërdrejtë për SHBA apo kërcënim për aleatët e NATO-s. Në të ardhmen ai synon t'i mbështesë më fort institucionet ndërkombëtare dhe aleatët rajonalë.

Kritikë e ashpër vjen nga republikanët në opozitë. Duke iu referuar tërheqjes së planifikuar të trupave nga Afganistani, senatori Lindsey Graham tha: "Obama nuk përfundon luftëra, ai i humbet ato". Ngjashëm u shpreh edhe senatori John McCain, sipas të cilit politika e sigurisë e Obamës inkurajon armiqtë e SHBA-së.

Dronen në vend të trupave

Presidenti Obama do të pezullojë procesin për Guantanamon

Asnjë lëvizje për Guantanamon

Anand Gopal nga instituti "New America Foundation" bën të qartë se çfarë pasojash ka politika e Obamës për rajonet e krizës: "Më pak trupa dhe më pak prani fizike e SHBA-së në vende të ndryshme. Në këmbim do të ketë më shumë dronen - avionë pa pilot dhe përfaqësim lokal për të zhvilluar luftën kundër terrorit." Ish-korrespondenti i "Wall Street Journal" në Kabul shton: "Në Afganistan do të ketë aleanca me 'warlords', të cilët do të marrin përsipër pjesën më të madhe të luftimeve së bashku me ushtrinë dhe policinë afgane."

Për vlerësimin e fjalimit të sivjetëm të Obamës ia vlen të bësh një krahasim me tekstin e fjalimit të një viti më parë. Edhe atëherë Presidenti foli para kadetëve në West Point: "Atëherë ai tha se do të reduktoheshin sulmet me drone, do të mbyllej Guantanamo dhe do t'i jepej fund misionit në Afganistan", përmbledh Gopal dhe bën një krahasim me realitetin e vitit 2014: "Deri sot nuk ka asnjë lëvizje për Guantanamon, sulmet me dronen janë reduktuar në Pakistan por shtohen vazhdimisht në vende si Jemeni."