1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rio pa karnavale?

Kryetari i bashkisë në Rio de Janeiro ka paralahmëruar shkurtime për shkollat e vallëzimeve në karnavale. Por a mund të paramendohet Rio pa karnavale?

Rio de Janeiro pa karnavale? E pamundur! Por aktualisht bashkia e qytetit dhe karnavalistët kanë shumë mosmarrëveshje mes vete. Kryetari i bashkisë në Rio Marcelo Crivella ka bërë të ditur se do të përgjysmojë mbështetjen e karnavaleve. Vetëm 12 milionë Realë (rreth 3,3 milionë Euro) do të ndajë për 12 shkollat më të mëdha të vallëzimit Samba.

Njëkohësisht bashkia ka kumtuar se shoqëritë e karnavalistëve do të financohen edhe nga arka e turizmit. Por shoqata e 12 shkollave më të njohura të vallëzimit LIESA ka kumtuar se karnavalet mund të mbahen edhe pa to - nëse nuk ka financa të mjaftueshme.

Një marrëveshje e dyfishtë

Crivella thotë se më shumë para do të invesohen në kopështe për fëmijë. Gazeta ditore "O Globo" shkruan se për këto qëllime do të dyfishohen paratë. Ndërsa shkollat e vallëzimeve samba paralajmërojnë se dëmet nga dështimi i karnavaleve në vitin 2018 mund të jenë shumë më të larta se 12 milionë Realë.

Edhe 70 shkollat më të vogla të samba-s ankohen për mungesë financash. Deri tani është paguar vetëm 80% e buxhetit të tyre. Përgatitjet aktualisht nuk po zhvillohen. Edhe në vitet e kaluara karnavalisët kanë pasur një buxhet më të ulët. Qyteti Rio de Janeiro e ka shkurtuar në vitin 2016 buxhetin për gjashtë milionë Realë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Por karnavalet e vitit 2017 u realizuan me sukses. Gjashtë milionë njerëz kanë vizituar qytetin në këtë kohë - ndër ta më shumë se një milionë turistë të huaj. Qarkullimi ka qenë rreth tre miliardë Realë.

Feja si problem

Nuk janë të reja dyshimet se kryetari i bashkisë ka hezitime ndaj karnavaleve për shkaqe fetare. Crivella është një peshkop i "Igreja Universal do Reino de Deus" (IURD), një kishë me influencë në Rio de Janeiro. Kjo kishë kërkon një jetë modeste për anëtarët e saj, që nuk përputhet me jetën e karnavaleve. Kishat e lira janë shndërruar përmes donacioneve në vlerë prej miliarda Realë në një faktor shumë të fuqishëm. IURD drejton edhe televizionin e dytë më të fuqishëm në Brazil, ndërsa themeluesi i tij Edir Macedo llogaritet në listën e Forbes për vitin 2017 ndër 46 miliarderët e Brazilit.

Ndërkohë çdo i pesti brazilianë është pjesë e kësaj kishe, e cila është forcuar shumë dhe merret edhe me çështje politike. Përfaqësueit e saj janë futur edhe në kuvendet komunale, të landeve apo dhe parlamentin federal. Marcelo Crivella është evangjelisti i parë që ka fituar ndonjë post të rëndësishëm në Brazil, me zgjedhjet në postin e kretarit të bashkisë në Rio. Ai i ka f

ituar 60% të votave ne qytetin e dytë më të madh në vend.

Crivella dhe karnavalet

Ndërkohë po shtohen dyshimet se Crivella po u përmbahet dëshirave të zgjedhësve të tij. Banorët e Rios kanë qenë të dëshpëruar kur ai vitin e kaluar nuk u paraqit fare në hapjen e karnavaleve. "Një ofendim për të gjithë banorët", u tha, "sepse kjo është një ceremoni tradicionale, pavarësisht nëse dikush i do apo jo karnavalet."

Analistët kanë frikë nga influenca politike dhe motive ideologjike në karnavale. Crivella akuzohet për shkeljen e premtimeve të dikurshme, sepse ai kishte premtuar mbështetjen e shkollave samba, të paktën në nivelin e vitit të kaluar. Në shkolla ende shpresojnë se do të shtohen financat, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonokike në vend.