1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rinisë gjermane i mungon potenciali për protesta

Protestat e të rinjve në Evropë kanë për qëllim luftimin e papunësisë dhe krijimin e kushteve për një ardhmëri më të mirë. Por as në Gjermani të rinjtë nuk i kanë të gjithë shanset e njëjta për përparim.

Brez i humbur? - Të rinjtë në Gjermani kanë vështirësi të gjejnë vend pune.

Brez i humbur? - Të rinjtë në Gjermani kanë vështirësi të gjejnë vend pune.

Është kjo një prej mbrëmjeve të rralla me kohë të mirë gjatë këtij viti. Në lagjen studentore, ndërkohë edhe turistike, në Friedrichshain janë mbledhur disa njerëz dhe pinë birrë. Ai që ka ndonjë motoçikletë të mirë nga koha e Gjermanisë Demokratike, nuk e humb rastin që të parakalojë nëpër këtë pjesë të qytetit.

Adam Orzechowski rri i ulur në një kafe të vogël, me një kola në dorë. 28 vjeçari e ka kaluar tërë jetën e tij në Friedrichshain dhe e di se çfarë bëhet në secilën kafene të kësaj pjese. Në kryqëzimin e rrugëve Simon Dach dhe Boxhagener Straße ka gjithmonë ka diçka të re. Por Adami, i cili banon vetëm dhjetë minuta më larg, nuk e pëlqen shumë këtë atmosferë verore: "Të përjetosh mirë kohën e lirë, po bëhet gjithnjë e më vështirë. Ekziston një pasiguri, sepse nuk e di se çfarë po ndodh." 

Vetëm refuzime në aplikimet për punë

Në prill të vitit 2010 Adami përfundoi studimet. Prej atëherë ka konkurruar në më shumë se 50 vende. Por përgjigjja ishte gjithmonë e njëjtë:  "Po, gjithmonë shënohet: Na vjen keq, por ka pasur të tjerë konkurrentë, të cilat u përgjigjen më shumë përfytyrimeve tona. Ne ju urojmë shumë fat dhe sukses në konkurset e tjera. Dhe lamtumirë!"

People warm up near a Protesta të të rinjve në Spanjë kundër papunësisë dhe mungesës së shanseve.

Protesta të të rinjve në Spanjë kundër papunësisë dhe mungesës së shanseve.

Adami mendonte se me drejtimin e tij ekonomik nuk do ta kishte të vështirë të punësohej. Ai me dëshirë do të punonte në ndonjë sipërmarrje ekonomike, në ndonjë ministri apo në senatin e Berlinit. Por edhe në ndonjë fakultet:  "Diploma ime nuk është tepër e mirë, jo me notën më të mirë, por nuk është edhe me ndonjë notë të keqe. Ka pasur disa vende ku kisha përshtypjen se u përgjigjej profili im. Në fund nuk e kam kuptuar shkakun e vërtetë pse nuk më kanë ftuar për paraqitje në bisedë."

Të rinjtë në Gjermani i kanë punët pak më mirë se në vendet e tjera evropiane

Në Spanjë, Greqi apo dhe Izrael të rinjtë aktualisht më shumë preferojnë të protestojnë në rrugë. Me muaj të tërë të rinjtë në Madrid kanë demonstruar kundër papunësisë. Në Tel Aviv të rinjtë kanë qëndruar në çadra me javë të tëra, duke protestuar kundër politikës sociale të qeverisë. Ndërsa në Athinë protestat e kohëpaskohshme zgjasin për gati dy vite. Adami nuk mund të përfytyrojë se ai dhe të rinjtë e tjerë gjermanë mund të protestojnë në çadra me javë të tëra para Bundestagut gjerman: "Me siguri që është bërë më vështirë, por shumëkush ka mundësinë e fillimit të ndonjë pune. Ndërkohë që papunësia e të rinjve në Gjermani është më e ulët se në vendet e tjera evropiane. Prandaj nuk shoh ndonjë potencial për protesta."

Një i ri pret para një zyre të Agjencisë Federale të Punës.

Tek të rinjtë gjermanë nuk kanë potencial për protesta.

Shumë të rinj, ndonëse me vështirësi, gjejnë punë. Për dallim prej vendeve të tjera evropiane, papunësia e të rinjve në Gjermania madje po zvogëlohet. Megjithatë ende ka shumë të papunë. Adami ka kërkuar ndihma për të papunët. Ai ka mbështetje financiare edhe prej prindërve. Ndonjëherë punon ndonjë punë ditore, por në të shumtën e rasteve ka tepër kohë të lirë, të cilën ai nuk e do fare:  "Nuk zgjohem tepër heret, shikoj në kompjuter dhe kërkoj vende pune. Përpiqem që ditës t'i jap një lloj strukture. Luaj edhe në orkestrën e Berlinit, ku kam dy termine në javë. Për këtë kërkohet kohë, por unë kam aktualisht kohë majft."

Adami nuk e paketon fare klarinetën e tij, sepse çdo ditë ka kohë për të ushtruar. Menjëherë pas diplomimit kishte edhe një ofertë për të luajtur solo në një koncert A-Dur. Por ai më me dëshirë do të punonte.

Autor: Mathias Bölinger / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi: E. Xhani