1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rinia serbe skeptike ndaj BE-së

51% e 18- deri 29- vjeçarëve serbë janë skeptikë ndaj BE-së. Përse?

default

Një anketë e re në Serbi po shkakton shok, sepse kundër BE-së nuk janë konservatorët apo të moshuarit, por rinia. 51% e 18- deri 29- vjeçarëve duan që Serbia e cila është kandidante e BE-së ta ndërpresë procesin e integrimit në BE. Kurse në radhët e të moshuarve dy te tretat janë pro integrimit në BE.

Sipas të dhënave të një ankete tjetër të zhvilluar nga OJQ-ja "Instituti për çështjet evropiane" ka arritur në përfundime pak të habitshme: 80% e popullsisë janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe 82% kundër anëtarësimit në NATO. Mikesha më e madhe e Serbisë është Rusia dhe armikja më e madhe Kroacia.

Pse është rinia kundër BE-së?

Që pas përmbysjes së Milosheviqit është arritur pak në drejtim të anëtarësimit në BE. Beogradi është ende në fillim të bisedimeve të vështira. Vendi vuan nga korrupsioni dhe nepotizimi dhe pa teserë anëtarësie në parti nuk ke shanse për sukses në profesion.

Prej kësaj gjendjeje vuan më tepër rinia, 43% e të rinjve janë të papunë dhe madje ka shumë që mendojnë se kjo shifër është më e lartë. Por tani edhe Evropa që konsiderohej si parajsë po shfaq dobësi dhe edhe në Serbi diskutohet për shpërbërjen e saj.

Angela Merkel dhe Aleksader Vucic

Angela Merkel dhe Aleksader Vucic

Secili zot në oborrin e vet

Po dobësia e BE-së nuk duket se është shkak për skepticizimin. Denis Olujić thotë: “ne nuk kemi nevojë për dikë që të na tregojë se si duhet të veprojmë në vendin tonë. Ai thotë se secili duhet të jetë zot në vendin e vet. Sipas tij BE-ja vë shumë ultimatume dhe kushte për për anëtarësimin në BE, si pranimin e Kosovës si shtet.

Po jo të gjithë janë patriotikë. Rinia e sotme është rritur me premtimet e partive të ndryshme se medon se së shpejti do të vijë koha e artë dhe nuk ka nevojë për BE-në. Sunčica Milanović mendon se proceset e deritanishme të integrimeve nuk kanë qenë efikase. Ka shumë vende në BE që nuk funksionojnë mirë, thotë ai. Nëse Serbia ndërmerr reformat ajo nuk ka nevojë më për BE-në.

Të shpjegojmë më mirë

Politologu Tibor Moldvai thotë për DW se rinia informohet nga familja, mediet dhe shkolla dhe të treja këto kanë dështuar vitet e fundit. Fajin kryesor sipas tij e ka interneti. Tekstet që përhapen në internet nuk analizohen thellë, mendon ai. Problem janë edhe librat e historisë ku serbët paraqiten si popull heroik dhe nuk flitet për krimet e luftës.

Polititologu mendon se duhet më tepër punë sqaruese për të shpjeguar procesin e integrimit.