1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ringjallet debati për energjinë atomike në vitin e zgjedhjeve në Gjermani

Katastrofa bërthamore që kërcënon të shpërthejë në Japoni ka bërë që në Gjermani të rigjallërohet debati për centralet atomike. Koalicioni qeveritar ka njoftuar kontrolle të reja sigurie.

Reaktori atomik Biblis

Reaktori atomik Biblis

Me vrull, katastrofa atomike në Japoni po ndikon në supervitin e zgjedhjeve në Gjermani. Gjashtë parlamente landesh do të zgjidhen javët dhe muajt e ardhshëm. Aktualisht duket se është para së gjithash një temë, që mbizotëron në këto fushata elektorale: sa i madh është rreziku që bartin centralet atomike gjermane.

Në mënyrë që aksidenti gjigant i mundshëm i parandalueshëm në Japoni të mos kthehet në aksident gjigant të parandalueshëm të fushatës elektorale për qeverinë federale dhe ato në lande, tani vjen kthesa politike.

Pasi unionistët dhe FDP-ja e zgjatën jo më larg se vjeshta 2010 mesatarisht me 12 vjet kohën e funksionimit të centraleve atomike gjermane, kancelarja Merkel shpalli të hënën në Berlin një pezullim të kësaj kohëzgjatjeje:

"Të shtunën ne dhamë urdhër që të gjitha centralet atomike gjermane t'i nënshtrohen një verifikimi për aspekte të sigurisë, në dritën e njohurive që kemi fituar nga Japonia. Në këtë kontroll sigurie nuk ka tabu. Pikërisht për këtë shkak ne do ta pezullojmë zgjatjen e funksionimit të centraleve atomike gjermane, të cilën ne e vendosëm pak kohë më parë. Ky është një moratorium dhe ai vlen për tri muaj."

Kancelarja Merkel flet të shtunën pas katastrofës në Japoni

Kancelarja Merkel flet të shtunën pas katastrofës në Japoni

Një komision ekspertësh do të kontrollojë në ndërkohë sigurinë e të gjithë reaktorëve. Reaktorë me mangësi në sigurinë e tyre- për shembull në sistemin e ftohjes së reaktorëve- duhet të riparohen. Nëse ata nuk mund të riparohen duhet të nxirren nga rrjeti.

Opozita e Gjelbër e ndien veten të konfirmuar në parashikimet më të këqia, përballë ferrit në Japoni. Ekzistojnë dyshime të mëdha në seriozitetin e kthesës politike të partive në politikën energjitike, thotë kryetari i të Gjelbërve, Cem Özdemir:

"Me siguri që do të na mirëkuptojnë, kur themi që jemi skeptikë në masën më të madhe të mundshme, kur ata, të cilët na deklaruan deri dje se energjia atomike është e sigurtë, meqenëse ne kemi dyshimet më të mëdha në deklaratat e tyre."

Fuqia bërthamore nuk mund të vihet nën kontroll nga njeriu, rreziku që mbetet është i papranueshëm. Prandaj, të Gjelbrit kërkojnë, njësoj si socialdemokratët dhe E Majta, që shtatë centralet më të vjetër bërthamorë gjermanë të nxirren menjëherë nga sistemi. 400 aksidente në 17 centrale bërthamore janë të mjaftueshme, thotë Özdemiri.

Sigmar Gabrieli, shef i Partisë Socialdemokrate Gjermane në opozitë, e konsideron moratoriumin thjesht një taktikë të fushatës elektorale:

"Qeveria federale duhet të anullojë zgjatjen e funksionimit të centraleve atomike, ne duhet të kthehemi sërish te ligji i ndalimit, të miratuar nga socialdemokratët dhe të Gjelbrit, kjo është ajo që duhet të bëjë qeveria gjermane."

Kancelarja federale Angela Merkel bëri të ditur se do të flasë të martën me kryeministrat e atyre landeve gjermane, ku ka centrale atomike gjermane. Temë do të jetë jo vetëm siguria e centraleve, por debati atomik i ringjallur në Gjermani.

Autor: Richard Fuchs/Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 15.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Z5o
  • Data 15.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Z5o