1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rilindje në politikën e jashtme gjermane

Qeveria gjermane synon një profilizim më të mprehtë në politikën e jashtme. Ministri i Jashtem Frank-Walter Steinmeier bëri të qartë në Bundestag se ky është imperativ i kohës dhe Gjermania ka obligime ndërkombëtare.

default

Frank -Walter Steinmeier

Kancelarja Angela Merkel në deklaratën qeveritare mbajtur të mërkurën (29.01.) paradite, tha se një nga katër shtyllat e politikës së saj është që Gjermania të marrë përsipër "përgjegjësi në Evropë dhe në botë". Ndryshe "dëmtojmë partnerët tanë dhe vetveten, politikisht, ekonomikisht si dhe vlerat tona". Pas katër vjetësh "politike të përmbajtur", Kancelarja gjermane i dha kështu politikës së jashtme gjermane një vlerë dhe rëndësi të re. Në politikën e jashtme dhe të sigurisë Gjermania mbështetet në gërshetimin e mjeteve ushtarake dhe civile, theksoi Merkel.

Konkretisht Merkel njoftoi atë që ministrja e re e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, kishte kërkuar pak ditë më parë në intervista për shtypin: që Gjermania të angazhohet më shumë në dy vratra konflikti në Afrikë. Kështu do të ketë shtesë në misionin në Mali dhe do të mbështetet Franca në mision e saj në Afrikën Qendrore.

Pleduaje për një politikë të jashtme aktive

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier në të vërtetë nuk foli për Afrikën në fjalimin e tij parimor për politikën e jashtme, por ai dhe Merkel kanë pozicione të afërta në çështjet themelore. Bota "ka ndryshuar rrënjësisht" vitet e fundit, filloi Steinmeier argumentimin tij për një politikë të jashtme aktive ose më aktive. Shumë kriza janë afruar më pranë Gjermanisë. "Pasoja e veprimit ose mosveprimit në politikën e jashtme" do të prekin gjithnjë edhe Gjermaninë, tha Steinmeier. Evropa "është përqendruar plotësisht tek vetvetja", gjë që ishte sigurisht e nevojshme "në përballjen me krizën". Në këtë mes është lënë jashtë vëmendjes "se çfarë ndodh jashtë sferës evropiane".

Krieg in Syrien Homs 25.01.2014

Luftë në Homs të Sirisë

Vatrat aktuale të konfliktit

Steinmeier, i cili ka qenë edhe më parë ministër i Jashtëm në një kabinet të drejtuar nga Angela Merkel (2005-2009), numëroi më pas vatrat e krizave në botë. Ai përmendi të parën Lindjen e Afërt dhe botën arabe, ku "shkallëzime dramatike" janë nënvlerësuar. Në Ukrainë është rikthyer "një formë mungese paqeje", për të cilën mendohej se nuk kishte më vend në Evropë. Afganistani, vazhdoi më tej Steinmeier, "nuk duhet lejuar të rikthehet në statusin e konflikteve të 2001". Edhe Azia Lindore nuk duhet larguar nga vëmendja. Konflikti i atjeshëm mes Kinës dhe Japonisë, i cili vetëm në pamje të parë ka të bëjë vetëm me ishujt, nuk është i parrezikshëm dhe në trajtimin e tij nevojitet një "vështrim i thellë historik"

Kritika e opozitës

Europäisches Parlament Frithjof Schmidt

Frithjof Schmidt

E majta mbetet edhe më tej në qendrimin e saj refuzues ndaj misioneve të Bundesverit jashtë vendit dhe këtë e bëri të qartë edhe zëdhënësi i saj për politikën e jashtme Wolfgang Gehrke, në fjalimin e përgjithshëm për fushën e punës të ministrit të Jashtëm. E majta është strikt kundër një "Bundesveri si instrumt i politikës së jashtme". Të gjitha misionet ekzistuese duhet të marrin fund.

Frithjof Schmidt nga të gjelbrit kritikoi shumë pika të politikës së jashtme, të cilat janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit të partive qeverisëse CDU, CSU dhe SPD. Në këtë marrëveshje nuk ka "regulla obliguese" në çështjen e eksporteve të armatimeve. Qeveria vërtet angazhohet për një botë pa armë bërthamore, por përkrah një modernizim të armëve atomike të NATO-s. Ky është një qendrim me dy standarde. "Mjegull politike" ka me shumicë edhe rreth diskutimit për avionët e armatosur pa pilotë, kritikuan të gjelbrit në opozitë.