1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rilindja e tankeve - ushtria gjermane po reformohet

Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen do që të forcojë disa pjesë të caktuara të Bundeswehr-it, duke vënë në diskutim një parim themelor të paraardhësit të saj.

Prej pesë vjetësh ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë përpiqen të reformojnë Bundeswehr-in. "Shtritja në gjerësi para thellësisë" ishte parimi udhëheqës i ristrukturimit. Koncepti i diskutueshëm parashikon që trupa të ketë të kapacitetet ushtarake, por vetëm në një masë të kufizuar.

Këtë parim po e vë tani në provë ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Si pasojë e krizave të vitit 2014 mjedisi i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme dhe në këtë mënyrë janë rritur shumë kërkesat ndaj Bundeswehr-it, argumentoi politikania e CDU në një intervistë me redaksinë e vetë Bundeswehr-it. "Edhe pse ushtria gjermane duhet të ketë kapacitetet e duhura për rolin e saj drejtues në misionet e trajnimit , në Irak dhe Afganistan", tha von der Leyen. "Në disa kapacitete kyçe na nevojitet urgjentisht më shumë thellësi."

Kjo nënkupton mundësinë për të patur personel dhe material të mjaftueshëm në misionet afatgjata. Sepse aty ka mangësi. Misionet aktuale dhe krizat e reja e kanë sjellë Bundeswehr-in në kufijtë e aftësive të tij. Në raportin e fundit vjetor i ngarkuari për ushtrinë, Hellmut Kënigshaus, tha se "grupe të caktuara ushtarësh janë të tejngarkuar. Specialistët e Bundeswehr-it janë të mbingarkuar dhe pajisjet e reja hyjnë në përdorim pas një vonese të gjatë. Prandaj pajisjet e vjetra duhet të përdoren më gjatë dhe të mirëmbahen intensivisht.

Brugger: Gjerësia para thellësisë nuk ka funsionuar

Brugger: "Gjerësia para thellësisë nuk ka funsionuar"

Zëdhënësja e të Gjelbërve për politikën e mbrojtjes, Agnieszka Brugger, e konsideron thelbësor distancimin nga parimi "Gjerësia para thellësisë": "Ne duhet të përcaktojnë edhe një herë qartë detyrat, të diskutojnë mirë dhe të largohemi nga parimi: "Gjerësi para thellësisë."

Reformim i reformës?

Ministria e Mbrojtjes nuk shprehet kaq qartë. "Unë nuk i çmoj sloganet e tilla", tha ajo, e pyetur në lidhje me lajtmotivin, duke theksuar se nuk synon të largohet nga objektivat e reformës për ushtrinë deri në vitin 2017. Për të mbajtur hapin me kushtet e reja, është i nevojshëm një "proces modernizimi" si për materialin, ashtu edhe personelin.

Rilindja e tankeve

Pas dekadash të misioneve globale jashtë vendit dhe sidomos duke patur parasysh krizën e Ukrainës, Gjermania po fokusohet më shumë te mbrojtja.

NATO ka iniciuar së fundi krijimin e një trupe të ndërhyrjes së shpejtë, që luan një rol të rëndësishëm për Bundeswehrin. Kufiri maksimal për tanket, i vendosur nga paraardhësi i Von der Leyen, Thomas de Maziere, si rrjedhojë e nevojës për kursime, mund të ndryshohet. Qysh në nëntor qeveria gjermane vendosi të marrë 131 tanke shtesë të tipit GTK Boxer. Tani edhe kufiri i sipërm prej 250 tankesh luftimi, të tipit Leopard 2, mund të ndryshojë.

Tanku Leopard 2 gjatë një manovre

Tanku "Leopard 2" gjatë një manovre

"Në vend që t'i shkrijmë tanket funksionues Leopard 2, duhet të mendojmë se si ta integrojmë materialin e mirë në strukturat ekszistuese", tha von der Leyen. Konkretisht sipas fjalëve të Ministrit të Mbrojtjes është planifikuar një batalion tankesh në Bergen të Saksonisë së Ulët, që ka ekzistuar deri tani vetëm në letër. Sipas planeve të ministres ai do të plotësohet me tanke dhe personel, "mundësisht me komponentë shtesë ndërkombëtarë".