1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rikthim në vendlindje

Numri i polakëve të gatshëm për të punuar në botën e jashtme është përgjysmuar. Madje ka edhe shumë që po rikthehen në Poloni.

Miliona polakë, hungrezë, çekë apo sllovakë punojnë në Perëndim

Miliona polakë, hungrezë, çekë apo sllovakë punojnë në Perëndim

Në bazë të sondazheve të institutit të Varshavës CBOS, numri i polakëve të gatshëm për të punuar në botën e jashtme është përgjysmuar, krahasuar me vitin 2004, kur Polonia u anëtarësua në BE. Miliona vetë nga Polonia, Hungaria, Shtetet baltike dhe Çekia e Sllovakia kanë marrë rrugën për në Perëndim. Por tendenca është kthyer tani në të kundërtën e saj. Mijëra po kthehen drejt Lindjes.

Miliona polakë e kanë shfrytëzuar shansin për të punuar legalisht në Angli, Irlandë ose Spanjë, që prej zgjerimit të BE. Ndryshe nga Gjermania, këto vende i hapën tregjet e tyre të punës me anëtarësimin e Polonisë në BE.

Edhe Mateush e ndoqi pas para tri vjetësh të dashurën e tij, e cila gjeti punë në një qytet të vogël anglez: "Isha kureshtar të mësoja se çfarë mundësish ka në botën e jashtme. Që pas dy javësh gjeta një punë, në një firmë paketimesh, e cila falimentoi shpejt. Pastaj gjeta punë si punëtor në një depo dhe pastaj në distribucionin e frutave dhe perimeve, në një vend me përgjegjësi. Fillimisht doja të rrija vetëm një vit atje, pastaj e zgjata qendrimin dhe më vonë vendosa të rri më gjatë. Atje pushuam se kursyeri për Poloninë."

Kapaku i librit të Shtefen Mëler - Shumë firma polake ndërtimi preferojnë sot më mirë të punësojnë gjermanë se sa polakë

Kapaku i librit të Shtefen Mëler - Shumë firma polake ndërtimi preferojnë sot më mirë të punësojnë gjermanë se sa polakë

Edhe në Poloni pagat ndërkohë janë rritur ndjeshëm

Eksodi i shumë polakëve të rinj ka edhe efektet e tij shoqëruese: ai ndihmoi në përgjysmimin e papunësisë së lartë në Poloni, e cila më parë kapte shifrën e gati 20%. Mungesa e forcave të specializuara në ndërtim dhe në punimet artizanale vërtet që u nxorën përkohësisht vështirësi firmave. Por ky zhvillim i detyroi sipërmarrjet e Polonisë edhe që të investojnë dhe të modernizojnë, në vend që të mbështeten vetëm në fuqinë e lirë punëtore. Veçanërisht në qytetet aglomerate urbane dhe industriale pagat ndërkohë janë rritur ndjeshëm; në ndërtimin e autostradës në Silezi, firmat e ndërtimit ndërkohë më mirë preferojnë të futin në punë gjermanë që i kanë sjellë me vete, se sa polakë - punëtorët e Dresdenit kërkojnë më pak para se punëtorët e Bratislavës, informonte gazeta Dzienik. Por ndërkohë, po vihet re edhe një tendencë e kundërt. Ofertat për punë nga Irlanda, Anglia ose Spanja po pakësohen në portalet e internetit, edhe për shkak të dobësisë konjukturore atje. Ndërkohë, thuajse të gjithë njohin dikë që është kthyer në Poloni.

Edhe Mateusz bëri dikur gati valixhet

"Pas pushimeve të verës ne vendosëm të kthehemi. Nga njëra anë prej mallit për vendin tonë. Nga ana tjetër, në bazë të një llogarie fare të thjeshtë. Ne kemi shpenzuar shumë para për pushimet e verës në Poloni, vetëm për të qenë për pak kohë në Poloni. Morëm edhe sinjale se në Poloni është më e lehtë të gjesh një punë. Por në radhë të parë: për shkak të mallit për vendin tonë."

Për një kthim masiv nuk ka gjasa

Praktikisht çdo polak ndjek me anë të televizionit satelitor mrekullinë ekonomike që po vazhdon në Poloni. Njëkohësisht, zlloti gjithnjë e më i shtrenjtë i bën më të shtrenjta transferat bankare për në Poloni, për një paund, Mateushi merrte në fillim shtatë zlloti, kurse tani merr vetëm katër. Ndoshta dikur do të kthehen më shumë polakë se po largohen. Një kthim masiv megjithatë nuk ka gjasa të ndodhë: pas tri-katër vjetësh, ata fillojnë të hedhin rrënjë në botën e jashtme, themelojnë familje dhe fëmijët shkojnë në shkolla. Kështu që lidhjet me atdheun bëhen më të dobëta, edhe transferat e parave në atdhe nuk luajnë thuajse asnjë rol, dhe punëtorët e përkohshëm kthehen në emigrantë.

  • Data 19.08.2008
  • Autor Jan Pallokat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0p9
  • Data 19.08.2008
  • Autor Jan Pallokat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0p9